Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se një pjesë të vaksinave anti-COVID që ka siguruar Shqipëria do t’i dhurohen Kosovës.
“Gjithsesi dozat e para të siguruara janë të pakta në krahasim me nevojat. Por sërish do të mundohemi të japim ndodnjë bonus për Kosovën. Ministrja është në konktate të vazhdueshme me homologun, duhet të përgatisin kushtet. Pasnesër do të publikojmë planin e plotë të vaksinimit.
Gjithsesi ne jemi krenarë për punën dhe kapacitetin e posaçëm në këtë luftë. Nuk jemi aspak mbrapa asnjë vendi. Zero. Zonjat që shikoni këtu mbrapa (bën me dorë nga mjeket), janë heronjtë. Përsa i përket vaksinimit, do ta bëjnë ata që janë në vijën e parë.
Pavarësisht se nuk i kemi të gjitha dozat, ne do të çojm një pjesë në Kosovë. Ne nuk jemi aq të fortë sa vendet e Bashkimit Europina, por një pjesë sado të vogël, do t’ja çojmë Kosovës. Nuk jemi në kushtet që harrojmë se në radhë të parë jemi njerëz. E para është solidariteti.
Kështu që në këtë situatë kemi bërë më të morën, dhe e kemi bërë mirë. Vendet e tjera, përjashto Serbinë që ka vepruar në të njëjtën mënyrë, nuk e dinë ende se kur do të fillojnë. S’kemi mundësi që t’i ndihmojmë të gjithë, por Kosovën nuk e lëmë dot. Jemi natyrshëm të priturur për ta bërë këtë gjë. Procesi I zhdoganimi ka filluar ditën e premte, sot në orën nëntë është kryer, për shkak të hapave që duheshin ndjekur.”, u shpreh Rama.