PS ka nisur fazën e dytë të procesit ‘’Deputeti që duam’’ prej të cilës disa qytetarë nga fusha të ndryshme do të kenë mundësinë të jenë pjesë në listën e zgjedhjeve të 25 prillit.
Kryeministri Rama kjo do të jetë skuadra që do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit.
“Selia e PS, Tiranë – #DeputetiqëDuam – Një skuadër e re gjeneratash të bashkuara me ambicien për Shqipërinë që meritojnë fëmijët tanë dhe kurajon për të ecur më shpejt përpara në rrugën e hapur të transformimit të atdheut tonë
Nis faza e dytë e përzgjedhjes së anëtarëve më të rinj të skuadrës që do të fitojë betejën zgjedhore të 25 prillit
#PS2021
për
#ShqipërinëqëDuam”, shkruan kryeministri Rama.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën online të zhvilluar për fushatën “Deputeti që duam”, tha se tashmë janë përfshirë 58 emra.
“Përshëndes të gjithë ata që e kanë kapërcyer fazën e parë dhe kanë kurajën dhe pasionin për të bërë atë që shumë kush e konsideron hap të kotë marrjen me politikë, edhe pse shpesh politika ka dhënë mësime të gabuara.
Janë 58 emra që përfshihen në listën e atyre që e kanë prezantuar më mirë pse-në e kësaj nisme individuale dhe fuqinë e ambicies së tyre. Por nuk do të thotë që ata që nuk janë përfshirë në listë janë më pak të talentuar.
Unë i inkurajoj ata që nuk kanë kaluar fazën e dytë që të mos tërhiqen por të kuptojnë se për të shpalosur potencialin e brendshëm duhet punë, përgatitje, trajnim. Dua t’i them të gjithëve që edukimi i vetvetes është i nevojshëm sidomos kur merr përsipër të komunikosh me komunitetin. Edhe për mua që flas këtu është domosdoshmëri për të ushqyer veten me informacion”, tha Rama.