osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Petro Koçi: Masakra e “21 Janarit” vepër e treshes Meta-BerishaBasha, koha të japin llogari para qytetarëve dhe drejtësisë

Petro Koçi: Masakra e “21 Janarit” vepër e treshes Meta-BerishaBasha, koha të japin llogari para qytetarëve dhe drejtësisë

Kreu i Partisë Socialiste dega Fier, Petro Koçi ka vijuar dje takimet me qytetarët e këtij qyteti në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ndërsa ka shpërthyer në kritika të forta në adresë të presidentit Ilir Meta, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Koçi i është rikthyer 21 Janarit, ditë kur para 10 vitesh Garda e Republikës vrau në mes bulevardit 4 protestues të pafajshëm të opozitës së kohës, ndërkohë që është shprehur se kjo masakër-tragjedi ka si ideator treshen Berisha-Meta-Basha.

Sipas zv/ministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi ka ardhur koha që këta tre politikanë të japin llogari para qytetarëve dhe drejtësisë. “Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike i kanë borxh Fierit jetën e Faik Myrtajt dhe të të birit. Për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën e LSI, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha vranë 4 vetë në mes të bulevardit përfshi dhe Faikun tonë.

Është koha të japin llogari para Fierit”, shkruan kreu i Partisë Socialiste dega Fier, Petro Koçi. Nga ana tjetër, takime me qytetarët dje ka zhvilluar edhe ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj. Lajmin e ka dhënë vetë kjo e fundit në rrjetet sociale, ndërsa thekson se takimi i saj me njerëzit e zakonshëm ka ndodhur në Konispol. “Me njerëzit punëtorë të Konispolit.

Është gjithmonë kënaqësi kur takoj njerëz, që me punën e tyre të përditshme mbajnë gjallë ekonomitë e vogla familjare edhe në zona të largëta, siç është Konispoli. Përjashtimi nga TVSH që ndërmorëm për bizneset me xhiro deri në 10 milionë, një fakt tashmë, do t’i ndihmojë këto biznese të kenë më shumë para në duart e tyre dhe t’i vënë në përdorim për të rritur mirëqenien dhe për të hapur vende të reja pune.

Mbështesim Biznesin e Vogël”, shkruan ajo. Ndërkohë në një status tjetër, zonja Denaj thekson se në fokus të takimit me qytetarët ishin edhe përmbytjet. “Me kryetarin e Bashkia Konispol, Shuaip Beqiri, biseduam mbi projektet që kanë transformuar këtë zonë, kanë rritur mundësinë për të zhvilluar turizmin familjar, por edhe agrobiznesin, për investime dhe rikthim të banorëve tek toka e të parëve. Biseduam gjithashtu edhe për situatën e krijuar nga reshjet e dendura, ku si anëtare e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, i shpreha gatishmërinë për të ndihmuar në zgjidhjen e çdo problematike të mundshme”, nënvizoi ministrja e Financave, Anila Denaj.