Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me banorët e Saukut në njësinë nr. 2 në Tiranë, ka ngatërruar presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.
Teksa po akuzonte qeverinë për situatën e përmbytjeve, Kryemadhi në vend që të thoshte se ka parë Ramën duke bërë xhiro me maskë, tha presidenti.
Pas kësaj gafe të Kryemadhit, ka ardhur reagimi i juristit Romeo Kara, i cili shkruan se ‘padashje Moni ka thënë të vërtetën’.
“Padashje Moni, ka thene te verteten, sepse pikerisht kur u permbyt Shkodra në fund të vitit 2010, presidenti i sotem dhe zevendes kryeministri i atehershem Likja, ishte për pazare në Prage se bashku me Kastriot Ismailajn, ku ata kopsiten aferen korruptive DIA-CEZ.
Qendrimi tek Hotel Mandarin, në rrugen: Nebovidská 459/1, 118 00 Malá Strana, Czechia.
Faturat e hotelit i jane bere të ditur publikut qe atehere një gazetë”, shkruan Kara.