Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me emocionet e fillimit të fushatës së vaksinimit në vendit tonë kundër COVID-19.
Teksa shkruan se edhe pak orë nga ndajë nga faza ofensive e largimit përfundimtar të COVID nga jeta jonë, Rama sjell në kujtesë detaje nga lufta që është bërë kundër këtij virusi në vendin tonë.
“MIRËMËNGJES
dhe pak orë nga nisja e fushatës së vaksinimit #ShqipëriaBuzëqesh duke ju marrë pak minuta nga koha juaj, për të hedhur vështrimin pas në orët, minutat, ditët, javët e muajt e jashtëzakonshëm të luftës me Armikun e Padukshëm, e cila sot hyn në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.