osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Regjistrimi i emigrantëve/ Do të bëhet nga KQZ-ja përmes një sistemi teknologjik dhe jo nga E-Albania

Regjistrimi i emigrantëve/ Do të bëhet nga KQZ-ja përmes një sistemi teknologjik dhe jo nga E-Albania

Regjistrimi i emigrantëve për zgjedhjet e 25 prillit do të bëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një sistemi teknologjik online, të cilin do e krijojë vetë dhe jo përmes portalit e-Albania.

Në projektvendimin përfundimtar parashikohet ndërtimi i një sistemi të ri, i cili do të jetë i aksesueshëm përmes një aplikacioni të shkarkueshëm edhe nga smartphone-t. Por, si do funksionojë ky sistem?

Shqiptarët, të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë, do duhet të deklarojnë të dhënat personale, si emër, mbiemër, foto e dokumentit të identitetit e deri te leja e qëndrimit apo edhe kontrata e ujit dhe dritave e shtetit ku jeton. Për të shmangur ndërhyrjet dhe rrezikun e deklarimit te rreme sistemi do i kërkojë votuesit te identifikohet me një nga dy mënyrat.

E para parashikon që emigranti duhet të deklarojë të dhëna personale për prindërit, vëllezërit apo motrat dhe fëmijët e tyre, si për shembull datëlindja apo vendlindja. Mënyra e dytë parashikon identifikimin e fytyrës përmes një aplikacioni ose një faqe web.

“Votuesit duhet t’i kërkohet të instalojë në smartphone-n e tij një aplikacion, i cili do të përdoret për të automatizuar procesin e identifikimit te tij nëpërmjet teknologjive “Face ID”. Aplikacioni do të kryejë krahasimin e pamjes së tij me foton në dokumentin e identifikimit. Ne rast se shtetasi nuk ka një smartphone të aftë të mbajë aplikacionin, atij do ti ofrohet mundësia ta kryeje të njëjtën procedure duke u lidhur me një faqe web nëpërmjet një kompjuteri me kamer”.

Pas kryqëzimit me të dhënat e regjistrit kombëtar të gjendjes civile, emigranët do përjashtohen nga lista përfundimtare e votuesve në Shqipëri. Brenda 24 shkurtit parashikohet të mbyllet regjistrimi i diasporës, e cila pritet të votojë për herë të parë me 25 prill.

Top Channel