osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Çdo orë që kalon, kërcënim për demokracinë”! ‘CNN’ jep alarmin për ditët e fundit të Trump në presidencë

“Çdo orë që kalon, kërcënim për demokracinë”! ‘CNN’ jep alarmin për ditët e fundit të Trump në presidencë

“Ditët e fundit të Trump në detyrë e vendosin vendin në një udhëkryq të rrezikshëm”! Kështu shkruan CNN në një artikull kushtuar situatës në Amerikë, pas sulmeve në Kongres.

“Presidenca e Donald Trump është në spiralen e saj të fundit, kaotike. Por edhe me fundin kaq afër, çdo orë duket se sjell një kërcënim të ri për demokracinë e Amerikës”, shkruan CNN.

Më tej CNN vazhdon duke shkruar se kur na ndajnë më pak se dy javë derisa Presidenti i zgjedhur Joe Biden të marrë detyrën, kombi është i pasigurt nëse Trump do të nxisë një tjetër raund të dhunës.

“Nënpresidenti Mike Pence nuk ka përjashtuar një përpjekje për të aplikuar amendamentin e 25-të”, i tha një burim CNN.

“Marrëdhënia midis Trump dhe Pence është thyer, ata nuk kanë folur që nga e Mërkura, kur turma e dhunshme sulmoi Kapitolin.

Kryengritja e vuri vendin në një udhëkryq. Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve mund të sjellin një raund të ri të procedurave të fajësimit këtë javë, këtë herë lidhur me rolin e Trump në nxitjen e trazirave vdekjeprurëse.

Nëse shkojnë përpara, republikanët mund të përballen përsëri me një provë publike të besnikërisë së tyre. Se kaq pak duket se janë të përgatitur të flasin me forcë, e lëre më të zotohen të marrin masa kundër Presidentit” shkruan ndër të tjera CNN