osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas vizitës së Ramës, Dendias: Dosja e detit në Hagë, pas 25 prillit

Pas vizitës së Ramës, Dendias: Dosja e detit në Hagë, pas 25 prillit

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka dhënë sot një intervistë në gazetën “Kathimerini”, ku mes të tjerash ka përcaktuar rolin që aspiron të ketë Greqia në rajonin ballkanik, si dhe është referuar gjatë në takimin me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në kuadrin e zhvillimeve të shpejta të javëve të fundit, për trajtimin e çështjeve të axhendës së përbashkët.

Dendias ka theksuar se “Greqia luan një rol shumë të rëndësishëm në konsolidimin e stabilitetit dhe paqes. Si përmes mbështetjes së vazhdueshme të perspektivës europiane, ashtu edhe përmes pjesëmarrjes aktive dhe kontributit në nismat rajonale. Objektiva jonë integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen Europiane. Në të njëjtën kohë mbrojtja nga depërtimi i rrjeteve ekstremiste dhe perceptimet neo-Otomane.

Në këtë aspekt kontribuojnë dhe vendet muslimane të rajonit më të gjerë që janë pro pozicionimeve tona, me të cilat ne ndërtojmë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të sinqertë, me aspiratën të jemi ura e bashkëpunimit me vendet me një popullsi të krishterë. Për të arritur të gjitha këto kemi një prezencë tepër aktive”.

I pyetur nga gazetari Vasilis Nedhos për projektligjin e depozituar në parlamentin grek, për zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje, Dendias ka theksuar se “Projektligji do të vonohet menjëherë. Duhet të mos e nënvleftësojmë rëndësinë që ka. Ky zgjerim i kufijve sovran të shtetit grek, i pari nga 1947, në mënyrë paqësore dhe bazuar në të drejtën ndërkombëtare, është e drejtë e panegociueshme e vendit tonë. Por, që të jem i qartë, ne po përgatitemi për zgjerim edhe në zona të tjera të vendit. Po hedhim hapat e duhura teknike, që të jemi gati kur të konsiderohet koha e duhur të veprojmë. Kur do të ndodhë kjo, mbetet një vendim politik”.

Ministri grek është referuar me detaje dhe në axhendën e diskutimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, të premten 8 janar, në Athinë.

“Me kryeministrin shqiptar kemi një marrëdhënie bashkëpunimi të sinqertë, tashmë. Unë pata mundësinë të bisedoja gjerësisht me të për të gjitha çështjet bilaterale dhe rajonale, si gjatë vizitës sime në Tiranë dhe gjatë vizitës së tij në Athinë pardje. Për çështjen e rekursit në Hagë, ekipet përkatëse teknike po vazhdojnë punën e tyre. Qëllimi është që premtimi i përbashkët të nënshkruhet dhe të paraqitet sa më shpejt që të jetë e mundur, mendoj pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri në Prill.

Shënoj se të gjitha forcat politike shqiptare janë dakord se çështja e përcaktimit të zonave detare midis dy vendeve duhet të zgjidhet në bazë të të Drejtës Ndërkombëtare të Detit, nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë. Kjo është pikërisht ajo që po u themi bashkëbiseduesve tanë turq. Dhe është veçanërisht e dobishme të kujtojmë se Z. Rama pranon që Greqia ka të drejtën e panegociueshme, të njëanshme për të zgjatur ujërat e saj territoriale në 12 milje. Ai shtoi, në fakt, se Shqipëria kishte bërë të njëjtën gjë 30 vjet më parë. Dhe kështu që asnjë vend i tretë nuk mund ta kundërshtojë këtë të drejtë, ose, të shtoj, akoma më tepër të kërcënojë me luftë për këtë arsye”, është shprehur diplomati grek.