Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati në fshatin Papër, duke bërë që disa toka bujqësore të përmbyten.
Në këtë situatë, zv/ kryeministri Erion Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale iu ka bërë thirrje banorëve të Tërbufit nga Cerma e sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, të largohen vetë e të largojnë bagëtitë dhe çdo gjë tjetër nga buza e lumit deri në argjinaturë.
Ndërkohë, i njëjti paralajmërim vlen për të gjithë banorët e fshatrave buzë Shkumbinit nga Papri në Peqin e Rrogozhinë.
Postimi i plotë
Shkumbini po sjell rrezik!
Prurjet e lumit Shkumbin prej mengjesit te sotem jane rritur me shumefish deri ne 800 meter kub uje ne sekonde!
Cdo banor i terbufit nga Çerma e Siperme ne Proshke, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, te largohet vete e te largoje bageti, mjete e cka tjeter nga tokat nga buza e lumit ne argjinature!
Tani!
I njejti lajmerim vlen per te gjithe banoret e fshatrave buze Shkumbinit nga Papri ne Peqin, Rrogozhine!
Edhe nje here;
Hiqni cdo gje nga toka buze lumit deri ne argjinature tani!