Deputeti i opozitës Halit Valteri ka publikuar një fotografi ku shfaqet nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili duke luajtur bilardo.
Valteri ironizon duke thënë se Vasili po tenton që në këtë formë të rrëzojë qeverinë.
“Lajmi i Fundit/ Petrit Vasili kapet mat duke rrëzuar Qeverinë.
Llogaria e 100 mandateve të Monikës, qenka si pilat që fut në gropë Dr.Petrit Vasili.
E bukur nga jashtë, por e krimbur nga brenda.
Pa dashur të harroj se mes llogarive të Monës dhe të Ramës, ndodhen edhe llogaritë tona.
Ato qëndrojnë ende në këmbë, të forta dhe të gatshme për t’u përballur më këdo“, shkruan Valteri.