Shirat e dendur gjatëve të fundit në Sarandë, fatmirësisht nuk ka sjellë pasoja ta rënda.
Kjo fal investimeve që janë kryer vitet e fundit gjatë rrjedhjeve të lumenjve.
Kryrtari bashkisë Sarandë Adrian Gurma ishte këtë të shtunë bashkë me Ministren e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj për të monitoruar nga afër situatën përgjatë rrjedhjes së lumenjve Kalasë dhe Bistricë.
“Me Ministren Anila Denaj kemi monitoruar nga afër situatën përgjatë rrjedhjes së lumenjve Kalasë dhe Bistricë.
Falë masave të marra,gatishmërisë së strukturave përgjegjëse dhe prezencës së tyre të pandërprerë në terren,nuk kemi pasur asnjë situatë problematike në territor përgjatë ditëve të fundit me reshje të shtuara shiu.
#nëpunë”, nënvzon kryebashkiaku Sarandës Adrian Gurma.
“Ky është dallimi mes të shkuarës dhe të tashmes, mes atyre që flenë dhe atyre që janë në punë ditë e natë, në diell apo shi.
Me Adrianin ishim në zonën Lumi i Kalasës – e Gajdarit dhe Kanali i Çukës – Lumi i Bistricës, që dikur kishte përmbytje dhe rreziku i detyronte banorët të evakuoheshin.
#PunëJoGjumë”, shkruan Denaj.