osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Myslim Pashaj: Ja e vërteta e zgjerimit të Greqisë me 12 milje, disa politikanë të paskrupullt bëjnë specialistin, asgjë nuk ndryshon pa marrëveshje

Myslim Pashaj: Ja e vërteta e zgjerimit të Greqisë me 12 milje, disa politikanë të paskrupullt bëjnë specialistin, asgjë nuk ndryshon pa marrëveshje

Kryeministri Edi Rama ka bërë një vizitë në Greqi ku flitet se po negociohet për kufirin detar, ndërsa ka shumë pikëpyetje.

Gazeta “SOT”, foli me ekspertin e të drejtës detare, Myslim Pashaj, i cili përmes një artikulli ka qartësuar me detaje se çfarë ishte vendimi i Greqisë për zgjerim me 12 milje. Çfarë pasojash do të ketë dhe a preket territori shqiptar?

E drejta e zgjerimit të detit territorial në 12 milje

Republika e Greqisë ashtu sikundër çdo shtet që e ka ratifikuar Konventën e Montago-bay të vitit 1982, ka të Drejtën Detare Ndërkombëtare, për të shtrirë Detin Territorial në 12 md (22,22 km) Këtu nuk ka asgjë duket politike dhe as një mashtrim grafik. Për opinionin e gjerë del e domosdoshme që të sqarohet, me plotësime të tjera zyrtare e ndërkombëtare dhe të ligjeve të brendshme që të mos ndodhin keqkuptime. Po duket sheshit se sa ndjeshmëri ekstreme që ka shpërthyer në diskutime dhe jo vetëm partiake.

Këtë trazim dhe keqinterpretim e bëjnë jo vetëm politikanët e paskrupullt, por edhe vetë specialistët dhe ekspertët, të cilët dalin si zbulime që dalin për mbrojtje të interesave kombëtare, kur në të vërtetë bëjnë të kundërtën. Që nga ai moment i ratifikimit të Montago-bay 1982, nga ana e Greqisë për shkak të afërsisë që kanë ishujt me Dheun Kontinental në betin Egje, Turqia e quajti këtë një moment të gjendjes së Luftës me Greqinë (Cassus Belli). Ky ishte shkaku që, Greqia mori një vendim të përkohshëm për të mos e zgjeruar detin territorial në 12 md, por në vetëm 6 md, për t’iu përshtatur kushteve që u krijuan.

Ndërkaq e la shtrirjen e 12 md për në kohë të përshtatshme e të mëvonshme. Në kushtet e sotme të situatës, midis Turqisë dhe Greqisë, në detin Egje, kjo e fundit mori një vendim për zgjerimin e DT (12 md) vetëm në detin Jon, në veri të së cilit ndodhen hapësirat detare midis të dy shteteve tona.

Shpallja në disa faza e zgjerimit në 12 md të detit territorial

Vendimi dhe Dekreti Presidencial i fundit i Greqisë për zgjerimin nga 6 në 12 md të detit territorial në detin Jon, ka pasur një trazim dhe ndjeshmëri të madhe e cila i ka kaluar caqet e luftës politike brenda vendit. Veç këtyre qëndrimeve që janë manifestuar që nga viti 2010, gjetën rastin të ricikloheshin edhe tani, për zgjerimin në 12 md duke marrë shpesh edhe nota groteske.

Vihet re se ka një mungesë profesionalizmi e institucioneve shtetërore shqiptare, të cilat në asnjë rast nuk kanë mbajtur një qëndrim shqyrtues dhe qartësues të ndarjes së kufijve detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë, duke ia lënë vetëm në dorë Grupit Negociator, i cili ka treguar një paaftësi të madhe dhe indiferencë të theksuar. Me sa duket kjo ka lidhje me vendimin e dy qeverive që problemin i ndarjes së kufijve detarë t’i lihet Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Ndaj terminologjia që përdoret, është e rendit të një injorance tipike, kur zgjerimi i detit territorial nga vija bregore e detit, (vijat bazore) në drejtim të thellësisë në 12 md konsiderohet si të ishte një veprim pushtues, okupues të ujërave detare të Shqipërisë kur në të vërtetë është e Drejtë Detare Ndërkombëtare për secilin shtet.

Për këtë qartësim teknik dhe ligjor do të duhej një shpjegim i domosdoshëm nga institucionet gjeoshkencore dhe universiteteve të vendit të organizuara nga Ministria e Jashtme. Për rastin e Greqisë me Shqipërinë është pozicionimi gjeografik dhe detar që e kërkon këtë shpjegim të shkoqur.

Si qëndron çështja e zgjerimit në 12 md me Shqipërinë?

Dekreti Presidencial i Greqisë e mbylli me një vulë të dukshme atë që ishte trajtuar përgjatë afër një viti. Kjo e ndezi edhe më shumë zjarrin e opinioneve aq maksimale që vijojnë ende. “Greqia e vulosi pushtimin e detit Jon të Shqipërisë!”; “Edi Rama ia shiti detin Greqisë nga bunkeri i Surrelit, ashtu sikundër Berisha tentoi ta shiste në vitin 2009!”; Kështu “Zgjerimi nga 6 milje detare”; “Zgjerim në 12 milje detare” komentohen si mësymje në hapësira shqiptare dhe pushtim i tyre.

Kushte specifike midis Shqipërisë dhe Greqisë

Gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, në krahë politikë dhe jo si të tillë, duhet të kuptojnë se e vetmja pengesë që bllokon procesin e zgjerimit të detit territorial në Jonin e Veriut është mungesa e një marrëveshjeje midis dy vendeve për ndarjen e kufijve detarë dhe kushtet e veçanta gjeografike që e pengojnë vijimin e zgjerimit të detit territorial, në pikën treshe të ndarjes së kufijve detarë midis Italisë, Shqipërisë dhe Greqisë në Ngushticën e Otrantos dhe fillimin e Kanalit e Korfuzit.

Kufiri Shtetëror i Greqisë në ekstremin e saj veriperëndimor, ndahet më Italinë dhe Shqipërinë. Hapësira ishullore e Korfuzit, ka në skajin veriperëndimor të saj ishullin Othoni. Sipas Dekretit Presidencial të fundit të Greqisë, në mënyrë integrale e përfshin gjithë hapësirën e detit Jon. Kuptohet se pjesë e saj është dhe hapësira rrotull pikës “treshe” ende e pandarë midis të dy shteteve. Çfarë pozicioni, statusi si dhe të Drejte Detare do t’i takonte këtij ishulli, (Othonit) në përfitimin e largësisë së shtrirjes së detit territorial në drejtim të Shqipërisë?

Hollësi gjeografike dhe gjeometrike

Po të nisemi nga figura përfshirëse e hapësirës detare të Jonit, kuptohet se objekti i shkëputur i analizës dhe trajtimit do të merret ishulli Othoni. Siç shihet ai ndodhet në skajin veriperëndimor. Forma e shtrirjes së tij kryesisht në drejtim të Veriut, tregon qartë se e gjithë ana perëndimore e ishullit është përballë Italisë dhe zgjerimi e shtrirja e detit territorial të Greqisë nga 6 milje detare në 12 të tilla, është e lirshme, plotësisht e mundshme dhe gjer tani nuk përbën ndonjë kundërshti nga Italia.

Kështu që anët, në të cilat kërkohet, që të zgjerojë detin territorial Greqia me përfaqësim ishullor Othonin janë verilindje dhe lindja. Hapësira që diskutohet se sa do të jetë shtrirja varet nga procesi i ndarjes së kufirit detar, i cili siç dihet i është lënë në dorë Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.

Me të drejtë thuhet dhe kërkohet se duhet konfirmimi zyrtar, me harta dhe koordinata gjeografike ku të jetë veçuar zona që pret zgjerimin në 12 md. Republika e Shqipërisë, në Ngushticën e Otrantos dhe në Kanalin e Korfuzit si njësi përbërëse të veriut të detit Jon, ka detin e saj territorial përballë ishujve Othon dhe Erikuza dhe Zonën Ekskluzive Ekonomike që lidhet me shtrirjen dhe zgjerimin e detit territorial nga ishulli Othon. Këtë zonë jetësore ekonomike ajo do ta mbrojë në bazë të së Drejtës Detare Ndërkombëtare. Në qoftë se nuk njihen dokumentet hartografikë përshkrimorë, të koordinatave gjeografike procesi mund të ngelet në suazë të fjalëve dhe hamendjeve.