osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SPAK hetime vetëm në nivel kryeministri, presidenti, deputeti, ministri e kryebashkiaku, brenda 2021 ndryshon ligji, negociata me SHBA-BE

SPAK hetime vetëm në nivel kryeministri, presidenti, deputeti, ministri e kryebashkiaku, brenda 2021 ndryshon ligji, negociata me SHBA-BE

Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pritet të fokusohet vetëm te korrupsioni në nivele të larta.

Hartuesit e ligjit për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, kanë futur si kompetencë të SPAK çfarëdo lloj vepre penale që përfshin korrupsionin.

Në jo pak raste janë dënuar qytetarë se kanë dashur të korruptojnë policin me 10 mijë lekë të vjetra. Dosjet e kësaj natyre e kanë mbushur plot Prokurorinë e Posaçme dhe për këtë arsye po shihet mundësia e ndryshimeve ligjore. Është thënë disa herë javët e fundit, ndërsa gazeta ka mësuar se në javët në vijim do të ngrihet një grup i gjerë pune. Rolin kryesor do ta kenë ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT, pasi ata do të jenë të parët që do të informohen mbi mundësinë e ndryshimeve ligjore për t’u përqendruar vetëm te personat me pushtet.

Po ashtu do të bashkëpunohet me Kryeprokurorin Olsian Çela, përfaqësues të KLGJ, KLP, Gjykatës së Posaçme dhe të Parlamentit. Sipas burimeve, ideja e ndryshimeve ligjore po shihet me shumë seriozitet dhe punë javësh do ketë një grup që do të shqyrtojë mundësinë e ndërhyrjeve. Duke qenë se ligji u hartua nga EURALIUS dhe OPDAT në 2016, sërish do u kërkohet përfaqësuesve të SHBA dhe të BE mbi mundësinë e rishikimit të kompetencave.

Sipas informacioneve kompetencat bazë ku synon SPAK të fokusohet janë hetimi i akuzave penale kundër: Presidentit të Republikës; Kryetarit të Kuvendit; Kryeministrit; Anëtarit të Këshillit të Ministrave; Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese; Të Gjykatës së Lartë; Prokurorit të Përgjithshëm; Inspektorit të Lartë të Drejtësisë; Kryetarit të Bashkisë Deputetit; Zëvendësministrit; Anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj;

Çdo akuzë ndaj ish-funksionarëve të mësipërm, për vepra të kryera gjatë detyrës. Po ashtu fokusi do të jetë te disa vepra korrupsioni që kanë të bëjnë me drejtorë të rëndësishëm apo funksionarë që nuk përfshihen në listën e mësipërme. Gjithë synimi është që në SPAK të shkojnë personazhe “VIP” dhe jo qytetarë të thjeshtë, efektivë policie apo zyrtarë të ulët.

Kërkesa e SPAK

Pak ditë më parë ishte kreu i SPAK, Arben Kraja ai i cili në një intervistë televizive dha sinjale se do të shkohet te ndryshimi i ligjit për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Ligji ka një problematikë, në kuptimin e kompetencës sepse ka përdorur dy standarde: kodi i procedurës penale ku është përcaktuar kompetenca për prokurorinë e posaçme dhe gjykatën kuptohet, sepse në fushën e krimit të organizuar ka mbajtur kompetencën në nivel të grupit të strukturuar apo organizatat kriminale dhe rastet individuale nuk ia ka lënë kompetencë SPAK-ut.

Ndërkohë tek korrupsioni është mbajtur një standard tjetër, të gjitha llojet e korrupsionit me përjashtim të korrupsionit në sektorin privat janë kompetencë e SPAK-ut, që d.m.th që edhe një 500 lekësh që një qytetar i jep policit është një vepër penale, e cila është në kompetencën e SPAK”, tha ai.

Si do futen në kurth zyrtarët

Kodit të Procedurës Penale i janë bërë ndryshime në nenin 294/a, ku përcaktohet se zyrtarët e korruptuar mund të futen në kurth nga individë të policisë gjyqësore. “Oficeri i policisë gjyqësore ose një person i autorizuar, mund të ngarkohet për të kryer blerje ose shitje të simuluar të sendeve që janë të ndaluara për t’u prodhuar, zotëruar, mbajtur apo tregtuar, apo sende që rrjedhin nga një krim, ose simulimin e një akti korruptiv ose të kryejnë veprime të tjera simuluese, për të zbuluar dhe mbledhur prova për personat e dyshuar për kryerjen e një krimi, duke fshehur bashkëpunimin me policinë ose detyrën e tyre si punonjës policie”, thuhet në ligj. Pra aty dëshmohet qartë se do ketë provokime për zyrtarët kur ka dyshime se ata janë të përfshirë në afera korrupsioni.