osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zgjedhjet e 25 prillit shqetësojnë Metën, presidenti nis presionet ndaj organeve të drejtësisë, LSI përgatitet për trazira nëse humbet

Zgjedhjet e 25 prillit shqetësojnë Metën, presidenti nis presionet ndaj organeve të drejtësisë, LSI përgatitet për trazira nëse humbet

Afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duket se kanë shqetësuar presidentin Ilir Meta, i cili është hedhur në sulm, ndërsa ka nisur shantazhet e presionet ndaj organeve të drejtësisë.

Gazeta e ka paralajmëruar se nga hyrja në zgjedhje pa koalicione parazgjedhore, partia më e dëmtuar pritet të jetë Lëvizja Socialiste për Integrim. Por kjo gjë nuk është pritur nga kreu i shtetit. Ky i fundit ka dekretuar dje me shpallje, pesë ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, në datën 17 dhjetor 2020, që ishin evidentuar si të nevojshme për t’u realizuar mes forcave politike, në dakordësinë e arritur me marrëveshjen e 5 qershorit 2020 dhe që lidhen me mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore.

Mes të tjerash, zoti Meta është kujdesur t’i dërgojë një mesazh Prokurorisë së Posaçme, duke i kërkuar të mbrojë zgjedhjet e 25 prillit dhe të ndëshkojë këdo që prek votën. “Presidenti Meta, me dekretimin dhe hyrjen në fuqi të këtyre ligjeve, kërkon nga organet e caktuara me ligj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Prokuroria e Përgjithshme, ILDKPKI dhe çdo organ tjetër, që ka kompetenca ligjore sipas këtyre ndryshimeve, të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të rrisin bashkëpunimin ndërmjet tyre, me qëllim hartimin e akteve nënligjore të nevojshme dhe implementimin objektiv të këtyre ndryshimeve.

Çdo fenomen negativ, që vendos në rrezik apo cenon sadopak lirinë e votës, apo synon deformimin e vullnetit të sovranit, duhet të ndëshkohet rreptësisht, në funksion të ruajtjes së legjitimitetit të procesit zgjedhor, deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve”, shkruan Meta. Mes pesë ligjeve që janë dekretuar nga kreu i shtetit janë ai “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” apo ligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 60/2016, “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

LSI përgatitet për trazira nëse humbet

Por përveç presidentit Ilir Meta edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ndihet e shqetësuar sa i takon “fatit” që do t’i rezervojnë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe sidomos nëse kjo forcë politike do të humbë zgjedhjet. Teksa ishte në një studio televizive dy ditë më parë ish-ministri i Jashtëm i LSI-së, Edmond Haxhinasto bëri një deklaratë të fortë, duke paralajmëruar protesta, pas zgjedhjeve të 25 prillit nëse sipas tij, do të preken zgjedhjet e lira.

Madje, ish-deputeti Haxhinasto shkoi më tej kur theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të mbajë sehir dhe se nëse preket vota e lirë do të ketë një reagim të madh popullor. “Nëse do të preken zgjedhjet e lira të 25 prillit do të ketë protesta shumë të forta, protesta në mbrojtje të votës së lirë dhe demokracisë.

Në Shqipëri ka një ndërgjegjësim shumë të madh qytetar që duhet të ketë një rotacion politik, që sistemi duhet ta mbrojmë të gjithë dhe demokracia është e brishtë dhe duhet mbrojtur. Këtë na e tregoi edhe Amerika. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm që nëse zgjedhjet nuk do të jenë të lira do të ketë një reagim popullor të madh”, deklaroi Haxhinasto.