osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nga Izet Haxhia, te Llalla e Tahiri, janari nis me dosjet “VIP”! Betejë e fortë e ushtarëve të Berishës në drejtësi me gjyqtar pa veting për të mos lejuar hapjen e çështjes “Hajdari”

Nga Izet Haxhia, te Llalla e Tahiri, janari nis me dosjet “VIP”! Betejë e fortë  e ushtarëve të Berishës në drejtësi me gjyqtar pa veting për të mos lejuar hapjen e çështjes “Hajdari”

Viti 2021 pritet të jetë një vit i rëndësishëm për një sërë çështjesh të bujshme. Ndërkombëtarët kërkojnë hetime dhe ndëshkime pushtetarësh, por deri më tani askush nuk ka shkuar pas hekurave. I vetmi që mori fillimisht një dënim ishte ish-ministri Saimir Tahiri, por më pas iu konvertua në shërbim prove.

Ky dënim u rrëzua fare më pas nga Gjykata e Apelit e Posaçme, e cila e ktheu për rishqyrtim. Tahiri e ka dërguar çështjen në Gjykatën e Lartë, por sipas informacioneve shumë shpejt kjo e fundit do vendosë për fatin e tij, pasi 3 emrat që janë emëruar së fundmi po shqyrtojnë shumë dosje. Padyshim dosje tjetër e rëndësishme që do të nisë këtë muaj është ajo e Adriatik Llallës. Seanca e parë gjyqësore ndaj tij nuk është mbajtur akoma dhe sipas të dhënave në faqen e GJKKO do të mbahet këtë muaj, por ende nuk ka një datë fikse.

Llalla akuzohet për fshehje pasurie dhe dosja ka kaluar tashmë për gjykim, ndërsa është përcaktuar edhe trupa gjyqësore që do e gjykojë. Dosje tjetër në gjykatë është ajo e Izet Haxhisë. Ky i fundit ka disa vite në procese gjyqësore dhe akoma nuk ka hyrë procesi në shina.

Vitin që lamë pas Haxhia pati një përplasje të fortë me gjyqtarin Lazër Sallaku, pasi ky i fundit refuzoi dëshminë e Sali Berishës dhe të disa emrave të tjerë. Haxhia fajëson Berishën si të përfshirë në vrasjen e Hajdarit, pro dëshmitarët e tij nuk u pranuan nga gjykata duke e komplikuar situatën. Ndaj gjyqtarit pati një padi si dhe u bë kërkesë që të largohet nga trupa gjyqësore. Këtë muaj do vendoset nëse ai do vijojë të drejtojë procesin dhe do të nisë dëshmia e atyre pak emrave që pranoi gjykata.

Dosja “Hajdari”

Vrasja e Azem Hajdarit cilësohet si vrasja e shekullit, por edhe sot nuk dihet fiks qëllimi dhe nëse ata që janë dënuar janë autorët e vetëm. Ka dyshime se dikush tjetër e porositi eliminimin e tij dhe të shumtë janë ata që kanë drejtuar gishtin te Sali Berisha. Vetë Izet Haxhia e akuzon se ishte ai që nxori Hajdarin në pritë dhe ka kërkuar ballafaqim me të në gjykatë.

Por nëse shihet me kujdes, në prapaskenë po bëhet luftë e fortë që kjo dosje të mos gjejë rrugën e hapjes. Berisha përmes studiove televizive i ka dërguar disa mesazhe gjykatës dhe ia doli, pasi gjykata vendosi që për momentin të mos e thërrasë Berishën si dëshmitar edhe pse u kërkua nga prokuroria dhe nga pala mbrojtëse.

Lëvizjet e Berishës

Pas ngjarjes, Sali Berisha dha një deklaratë në ambasadën amerikane pas vrasjes së Hajdarit dhe për këtë arsye u kërkua dëshmia e tij në gjykatë. “Në fashikullin e gjykimit, në faqet 707-708-709-710 ndodhet Deklarata e Partisë Demokratike e firmosur në datën 16 korrik 1999 nga dëshmitari Sali Berisha dhe i ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Robert H. Frowik.

Në këtë deklaratë Sali Berisha jep me hollësi gjithë versionin e ngjarjes, orën e saktë të ndodhjes së krimit, si e ka dëgjuar atë, kush ishin qëlluar, nga kush u qëlluan, me kë ishte takuar Azem Hajdari para se të shkonte në vendin e krimit etj. etj., shpjegime të hollësishme të kësaj dite ngjarje dhe të ditëve të tjera para dhe pas saj. Deklarimet e Berishës para gjykatës janë të domosdoshme. Ai nuk ka qënë i pranishëm në vend ngjarje, por është personi i parë që i ka shkuar i gjithë informacioni për ngjarjen nga dëshmitarët okular, të cilat ai i ka bërë pjesë të deklaratës së tij”, thuhet në kërkesën e Izet Haxhisë.