Kryeministri Edi Rama së fundmi ka reaguar lidhur me situatën e krijuar me përmbytjet nga reshjet e dendura të shiut.
Rama shkruan se të gjitha strukturat e shtetit janë në gatishmëri të plotë për të kufizuar në maksimum pasojat e reshjeve të dendura.
Postimi i Ramës:
NË KRYE TË DETYRËS – Krah për krah në terren, të gjitha strukturat e shtetit në gatishmëri të plotë për të kufizuar në maksimum pasojat e reshjeve të dendura, që në kohë të tjera do të kishin marrë përpara krejt pjesën perëndimore të vendit, por falë punës voluminoze të viteve të fundit me infrastrukturën mbrojtëse e kulluese, si edhe falë administrimit profesional të kaskadës së Drinit, kanë shkaktuar deri më tash dëme minimale dhe fatmirësisht, jo vetëm s’kanë cënuar asnjë jetë njeriu po kanë prekur fare pak banesa e kanë kufizuar në fare pak raste qarkullimin e këmbësore apo automjeteve.
NË KRYE TË DETYRËS – Krah për krah në terren, të gjitha strukturat e shtetit në gatishmëri të plotë për të kufizuar në…