Ilir Meta tha se qeveria ka neglizhuar paralajmërimin e IGJEUM për rrezikun e përmbytjeve, e për pasojë sipas tij, është vënë në rrezik jeta e njerëzve.
Kreu i shtetit në reagimin e tij është treguar i ashpër, teksa ka bërë një panoramë të situatës, duke thënë që Prokuroria duhet të marrë masa për funksionarët, që shpërdorojnë detyrën në raste të tilla.
Por këto pamje janë pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Ilir Metën edhe pse në faqen e tij të rrjetit social.
Ata shprehen se presidenti të gjithë këtë e ka show pasi aty ku rri Meta në vila s’ka përmbytje.
“Shteti ti je o like apo se di akoma qe je president po ske faj se aty ku rri ti ne vila s’ka përmbytje”, shkruan një nga komentuesit në profilin e Metës.