Në mbledhje e Komitetit ndërministror të Emergjencave, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë për kryebashkiaken Voltana Ademi.
Ai tha se Bashkia e Shkodrës, është si hudhër për të mos marrë mësysh Shqipërinë.
” Të vazhdojmë intensivisht këtu punë, secili e di detyrën e tij, është e rëndësishme që iu theksua nga Braçe që e ka ndjekur në kohë reale që niveli i gatishmërisë dhe i reagimit në strukturat vendore, me përjashtim të një bashkie që qëndron si hudhër për të mos u marrë mësysh Shqipëria.
Nga pikëpamja e jetëve njerëzore, nuk ka dëm, nga pikëpamja e banesave dëmet janë minimale, nga pikëpamja e lëvizshmërisë, ka pasur ndërhyrje të menjëhershëm, flas për njerëzit, por edhe për makinat”, tha Rama.