Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu ka komentuar deklaratat politike të kryeministrit Rama dhe Sali Berishës.
Ai tha se kur Berisha ishte kryeministër, Rama thoshte se ai kishte kapur shtetin dhe tani kam shumë miq demokratë në Shqipëri që thonë se Rama ka kapur shtetin.
“Kur Berisha ishte kryeministër, Rama thoshte se ai kishte kapur shtetin dhe tani kam shumë miq demokratë në Shqipëri që thonë se Rama ka kapur shtetin. Në termat e Shqipërisë këto janë deklarata me termat të njëjtë që përdoren nga të dyja anët.
Është e pazakontë që të kesh një palë që ka pushtet mbi të trija pushtet. Do të shohim se çfarë do të ndodhë dhe nuk besoj se do të jetë ai rast abuziv. Unë nuk mendoj se do të jetë një problem shumë i madh”, u shpreh Arvizu për Ora News.