Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama komentoi largimin e Nasip Naços dhe Lefter Kokës dhe bashkimin e tyre me Partinë Socialiste.
Gjatë intervistës në Euronews Albania, z. Rama tha se kryeministri Edi Rama të gjithë këto emra po i mbledh dhe po i bashkon me ato, që ai e quan “tufë të hajdutëve të rilindjes”.
Ai pohoi se largime të tilla nuk e shqetësojnë aspak, duke thënë se çdo “ikje e keqe është ikje e rëndësishme”
“Çdo ikje e së keqes është ikje e rëndësishme. Ata kanë qenë të përfaqësues të mandatuar nga LSI në qeveri, dhe paradoksalisht dhe refreni i kryeministrit është i lidhur me korrupsionin me vjedhjen e ministrave të LSI.
Ai gjithë këta po i mbledh në tufën e vet duke i bashkuar me tufën e hajdutëve dhe vjedhësve të rilindjes. Ky është një proces që nuk më shqetëson aspak”, tha ai.
Numri dy i LSI-së nga Vlora komentoi edhe projektin për transformimin e “Sheshit të Flamurit”. Ai tha se ideja për të tjetërsuar këtë shesh është ide e qartë kurruptive dhe provokim i ”shëmtuar për çdo shqiptar”.