Kryedemokrati Lulzim Basha ka shkruar në rrjetet sociale se është i tronditur nga ngjarjet më të fundit të ndodhura në SHBA, ku mbështetësit e Trump sulm ndërtesën e Kongresit Amerikan dhe ku pati 5 të vrarë mes tyre dhe një oficer policie dhe dhjetëra të plagosur.
Ky postim i orëve të vonave të së mërkurës, ka shkaktuar reagimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili e ka ironizuar qëndrimin e kryedemokratit. Madje ai i cilëson si standard të dyfishtë këto qëndrime.
“Është hipokrizi të dënosh dhunën në Uashington dhe të inkurajosh sistematikisht dhunën në Tiranë sa herë humbet zgjedhjet. Demokracia nuk ndërtohet me standarde të dyfishta Luli! Me shpresë këtë humbje të 5-të në 25 Prill e mbyll pa e djegur kryeqytetin!”, shkruan kryebashkiaku i Tiranës.