Policia njofton se është arrestuar autori i ngjarjes së rëndë ku për pasojë ndërroi jetë efektivja e policisë portuale në Durrës.
Shoferi i trajlerit me origjinë nga Kosova përplasi ditën e djeshme 25-vjeçaren e cila ishte në detyrë në portin e qytetit bregdetar.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë, pasi më datë 07.01.2021, në ambientet e portit, duke drejtuar mjetin tip “Man” (trailer), ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.