osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Njeriu i presidentit ikën nga drejtimi i Kushtetueses, nisin procedurat për kryetarin e ri dhe shqyrtimin e çështjeve, gjyqtarët mbajnë mbledhjen e parë

Njeriu i presidentit ikën nga drejtimi i Kushtetueses, nisin procedurat për kryetarin e ri dhe shqyrtimin e çështjeve, gjyqtarët mbajnë mbledhjen e parë

Gjykata Kushtetues shumë shpejt pritet që të këtë kryetarin ose kryetaren e re. Aktualisht kjo gjykatë ka shtatë anëtarë, ndërkohë që ditën e djeshme ka zhvilluar mbledhjen e parë për vitin 2021, e cila vjen pas emërimit të dy anëtarëve nga Presidenti i Republikës dhe një të Kuvendit të Shqipërisë dhjetorin që lamë pas.

Por ajo që bie në sy në këtë mbledhje, ka të bëjë me faktin se një prej vendimeve që është marrë, ka qenë edhe nisja e procedurave për të zgjedhur kryetarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, pozicion të cilin aktualisht e mban Vitore Tusha. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet me shumicë votash dhe ka një mandat 3-vjeçar, ndërsa ka edhe të drejtën e rikandidimit, ndërsa sipas njoftimit tashmë ka nisur procedura për të zëvendësuar zonjën Vitore Tusha.

Për këtë të fundit në mbledhjen e djeshme është rënë dakord që në cilësinë e gjyqtares më të vjetër në detyrë, do të vazhdojë ushtrimin e kompetencave të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, deri sa të zgjidhet pasuesi i saj.

“Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, në mbledhjen e datës 7 janar 2021 vendosën si më poshtë vijon: Të fillojnë procesin e hartimit të rregullave procedurale administrative në funksion të zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në nenin 7/d të ligjit nr.8577/2000 (të ndryshuar); Të autorizojnë znj. Vitore Tusha, në cilësinë e gjyqtares më të vjetër në detyrë, për të vazhduar ushtrimin e kompetencave të Kryetarit deri në përfundimin e procesit të zgjedhjes së Kryetarit”, thuhet në njoftim.

I hapet rruga shqyrtimit të çështjeve

Më tej sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, thuhet se në mbledhjen e cila ka zgjatur rreth pesë orë, është marrë vendimi që javën tjetër të nisë shqyrtimi i çështjeve, ku parashikohet që deri në mesin e muajit shkurt do të shqyrtohen rreth 20 të tilla. Po ashtu, siç u paralajmërua në mbledhjen e 29 dhjetorit, nga dje u përcaktua edhe ecuria e punës me kërkesat dhe kalendarizimi i tyre.

“Të caktojnë përbërjen e 3 kolegjeve për vitin kalendarik 2021, në bazë të nenit 13, shkronja “e” të ligjit nr.8577/2000 (të ndryshuar); Të caktojnë kalendarin e çështjeve për shqyrtim në seancë plenare dhe në Mbledhjen e Gjyqtarëve, duke pasur parasysh jo vetëm rendin kronologjik të çështjeve të mbartura, por edhe natyrën dhe rëndësinë e tyre”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që Gjykatën Kushtetuese e presin një sërë çështjes të “nxehta” që pritet të sjellin edhe reagime politike. Më konkretisht, mes çështjeve që pritet të shqyrtohen nga Kushtetuesja janë kërkesa e kryeministrit Edi Rama për mosmarrëveshjet me presidentin Ilir Meta për emërimin dhe shkarkimin e ministrave, ajo për shembjen e Teatrit Kombëtar, Kodi i ri Zgjedhor apo legjitimiteti i zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të vitit 2019.

Njeriu i Metës ikën nga drejtimi i Kushtetueses

Por pavarësisht këtyre zhvillimeve, lajmi është se me nisjen e procedurave për të zgjedhur kryetarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, thyhet edhe hegjemonia e presidentit Ilir Meta në këtë institucioni, pasi zonja Vitore Tusha nuk do të jetë më drejtuese e kësaj gjykate. Gazeta e paralajmëroi pak ditë më parë një gjë të tillë, ndërkohë që me nisjen e procedurave dhe zgjedhjen e kryetarit të ri, Meta nuk do të ketë më të “besuarën” e tij në Kushtetuese.

Mirëpo zoti Meta nuk do të ketë më as impakt në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, pasi Vitore Tushës nuk i ra shorti për të qenë anëtare e KED. Ndërkohë përveç kësaj, drejtimin e institucionit sipas ligjit e merr anëtari i Gjykatës së Lartë, që është zoti Ervin Pupe. Pra, kjo do të thotë se njeriu i presidentit ikën nga drejtimi i Kushtetueses.