osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ndërkombëtarët plan për të nxjerrë Metën e Berishën nga politika: Negociata e lobime në prapaskenë, nga bashkëqeverisja PS-PD, te shkrirja e LSI

Ndërkombëtarët plan për të nxjerrë Metën e Berishën nga politika: Negociata e lobime në prapaskenë, nga bashkëqeverisja PS-PD, te shkrirja e LSI

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta, duket se i kanë pisk punët me ndërkombëtarët. Akuzat e lëshuara ndaj ambasadorëve, por dhe sulmet e kritikat ndaj reformës në drejtësi u kanë hapur shumë punë.

Berisha nuk udhëton dot drejt SHBA, ndërsa ndaj tij ka pasur 3 reagime të forta në dhjetor, 2 nga SHBA dhe një nga BE, sa u takon protestave dhe reformës në drejtësi.

Sa i takon Metës, posti që ai mban sigurisht që frenon qëndrimet e ndërkombëtarëve, por sulmet e vazhdueshme ndaj ndërkombëtarëve tregojnë qartë se raportet e tij me shtetet partnere nuk janë aspak të mira. Gazeta “SOT” ka mësuar nga burime pranë opozitës se, ndërkombëtarët nuk e preferojnë Metën dhe Berishën në politikë.

Gazeta e tha pak kohë më parë se amerikanët ia kanë bërë të qartë Bashës se duhet të distancohet nga Berisha, ndërsa mësohet se disa vende partnere po punojnë fort në prapaskenë me PS dhe me PD që të kemi një realitet të ri politik në vend.

Sipas burimeve shumë të sigurta, disa ambasadorë po negociojnë që të marrë fund politika e vjetër dhe Shqipëria të nisë një epokë të re, duke marrë fund sherret, bllokimet apo bojkotet. LSI dhe Meta shihen si gangrena e kësaj situate dhe për këtë arsye një alternativë që është hedhur është ajo e bashkëqeverisjes.

Si Basha ashtu dhe Rama e kanë mohuar në publik, por politika shqiptare gjithmonë ka treguar se në prapaskenë gjithmonë ndodh e kundërta e asaj që thuhet. Basha pak kohë më parë pati një darkë me ambasadoren amerikane, ndërsa po ashtu ka pasur dreka të shumta me ambasadorin gjerman. Pra takimet kanë qenë kokë më kokë dhe LSI ka mbetur jashtë. Nuk duhet harruar se kur Basha darkoi me Yuri Kim, mediat e LSI nisën sulmet duke i kërkuar të sqarojë se çfarë u bisedua.

Ideja e bashkëqeverisjes PS-PD është ajo e cila tremb LSI dhe Metën, prandaj dhe presidenti po sulmon fort, ndërsa Basha është shumë i tërhequr. Burime shumë të sigurta i thanë gazetës se ndërkombëtarët e mbështesin idenë e një bashkëqeverisje Rama-Basha, duke nxjerrë jashtë loje LSI. Madje po negociohet te arritja e këtij realiteti.

Goditja ndaj Metës dhe Berishës

Një bashkëqeverisje mes PS dhe PD do të ishte një goditje e madhe ndaj LSI. Nëse vërtet palët arrijnë një marrëveshje, do të keni një kompozim të ri në Parlament, pasi pritet që të kenë përfaqësues dhe partitë e reja që krijohen. Mirëpo një lëvizje e tillë do e nxirrte presidentin Meta tërësisht jashtë loje. Nëse LSI nuk është në pushtet pas 25 prillit, Meta del më i humburi. Në vitin 2022 ai mbyll mandatin si president dhe pastaj do jetë i lirë, pa status deputeti, ministri apo funksionari tjetër.

Pra del nga politika aktive. Ndërkohë edhe sa i takon Berishës kandidimi i tij është në pikëpyetje. Marrëdhëniet e tij me Bashën janë tensionuar dhe ndërkombëtarët nuk e duan më në Parlament. Nëse nuk arrihet bashkëqeverisja, mësohet se si PS ashtu dhe PD pritet të luftojnë fort për një qeveri pa LSI. Si Rama ashtu dhe Basha do të tentojnë të arrijnë vetë 71 mandate dhe nëse ndodh kjo, LSI pritet të mbetet jashtë qeverisë. Edhe me këtë skemë Meta sërish do të dilte jashtë loje. Pra duket se në prapaskenë po luftohet fort, po bëhen kalkulime dhe po ndërtohen strategji. Megjithatë më 25 prill partitë do shkojnë të ndara dhe vetëm pas kësaj date do shihet nëse vijon pakti i 17 majit, apo situata ka ndryshuar. / Nga Kliti Topalli