osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhen detajet e takimeve të Bashës me aleatët, të gjithë në unison kundër futjes së LSI në lista, të hënën nis shpallja e kandidatëve

Zbardhen detajet e takimeve të Bashës me aleatët, të gjithë në unison kundër futjes së LSI në lista, të hënën nis shpallja e kandidatëve

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të shkojnë të ndarë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Prej 6 muajsh në kampin opozitar po diskutohet se cila është rruga më efektive për të përkthyer votat e opozitës në mandate deputetësh, dalja me një listë të përbashkët kandidatësh apo me dy lista. Por duket se kjo pritje ka marrë fund, pasi kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur hapat e parë, pasi gjatë ditëve të fundit ai ka zhvilluar disa takime maratonë me krerët e partive aleate.

Zbardhen detajet e takimeve të Bashës me aleatët

Më konkretisht sipas informacioneve nga selia blu, mësohet se ditën e hënë zoti Basha, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe me disa drejtues të tjerë të PD, janë takuar me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ditën e martë me kreun e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe mësohet se është takuar edhe me kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Ndërkohë gazeta ka mësuar detaje nga takimet e Bashës me aleatët, ku është diskutuar për vendimin final që do të merret për formulën e koalicioneve dhe për pozicionin që do të kenë aleatët në lista. Mësohet se aleatët ia kanë bërë të qartë zotit Basha, duke u rreshtuar në unison kundër futjes së LSI në lista. Në këtë kontekst, mësohet se aleatët e kanë justifikuar kërkesën e tyre me arsyetimin se prania e Lëvizjes Socialiste për Integrim në listat e Partisë Demokratike i dëmton ata dhe se opozita e bashkuar duhet të shkojë me dy lista në zgjedhje.

Po ashtu, mësohet se në këta takime është diskutuar edhe për emrat që do të jenë kandidatë për deputetë, të cilët duhet të bëhen publikë sa më parë dhe duke qenë se ata do të jenë në listën e PD, kërkesa ndaj Bashës është se ky i fundit duhet t’i vendosë emrat e tyre në bazë të votave që kanë marrë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 partitë që ata drejtojnë. Madje, sipas të njëjtave burime, mësohet se në adresë të liderit demokrat ka shkuar edhe një kërkesë nga aleatët e tij, që ai krerët e partive t’i vendosë në lista fituese si në zgjedhjet e kaluara, pra që të marrin vendet që kanë pasur në zgjedhjet e 2017.

Të hënën nis shpallja e kandidatëve

Por ai që ka dhënë detaje rreth takimeve të kreut të PD, Lulzim Basha me aleatët e tij tradicionalë, ka qenë kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Ky i fundit gjatë një prononcimi për mediat, u shpreh dje se opozita e bashkuar do të shkojë me dy lista në zgjedhjet e 25 prillit.

“E para PD ka nevojë sot për të pasur koalicion, se sot çdo subjekt politik si brenda dhe jashtë koalicionit ka nevojë për të njëjtin numër votash. E para si është të maksimizojmë votat dhe mendoj që ka nevojë për 2 koalicione, në qarqe të caktuara duhet të shikojnë veprime të përbashkëta”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, zoti Mediu zbuloi se partia që ai drejton do të zbardhë edhe listën e kandidatëve për deputetë ditën e hënë. “Koalicioni ndërtohet mbi parime, jo mbi pazare. PD ka një peshë parlamentare, në bazë të kësaj ndërtohet, marrëveshja qark për qark, sa peshë ka, PR ka në Tiranë, ka pasur një mesatare 8-10mijë vota.

Dhe më pas do vijmë të emrat dhe kemi ndërtuar një gjuhë komunikimi të drejtë. Të hënën PR do të nxjerrë emrat për Tiranën, pastaj do të ecim në takimet në qarqe për kandidatë në qark më qark. Opozita shqiptare duhet të organizohet, duhet të ketë emrat, nga marrëveshja në parim duhet të dalim te emrat konkretë. Kjo është rruga e dytë që duhet definuar”, nënvizoi Mediu.