osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gati nisja e punimeve për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës: Dorëzohet vlerësimi i ndikimit në mjedis

Gati nisja e punimeve për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës: Dorëzohet vlerësimi i ndikimit në mjedis

Në ditët e fundit të dhjetorit Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informoi se punimet për rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe zgjatimit të ri në Rinas pritet që të nisin këtë janar.

Në vazhdë të kësaj deklarate edhe pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit është dorëzuar Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis për këtë projekt të rëndësishëm duke i hapur kështu rrugë vazhdimit të punëve civile. Në dokument bëhet një përmbledhje e gjendjes aktuale të linjës hekurudhore, ndikimet që do të ketë puna në këtë projekt në mjedisin përreth.

“Linja hekurudhore Tirane- Durrës kalon në zona me karakter agrar dhe shpesh herë urbane. Gjithashtu edhe linja e re Tirane Rinas kalon në zonë rurale agrare. Projekti i kësaj linje do të përshkojë lumin Tirana dhe Lana nëpërmjet urave kështu që do të ketë një ndikim minimal të ekosistemeve në brigjet e këtyre lumenjve gjatë fazës së ndërtimit “thuhet në VNM.

I njëjti bën një paraqitje të disa elementëve të tjerë që lidhen me biodiversitetin dhe identifikimin e ndikimeve të mundshme negativë në mjedis.

Miratimi i VNM nga ana e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit është një hallkë e rëndësishme që lejon më pas nisjen e punës në terren. Ndonëse për momentin projekti më afër zbatimit është Tiranë-Durrës pjesë e strategjisë së zhvillimit të sektorit janë edhe disa linja të tjera.

“Hekurudhat në këto 3 dekada kanë qenë të harruara dhe kjo do të jetë puna e parë e madhe, e rëndësishme që do ti hapë rrugë edhe shumë akseve të tjera, të cilat janë në këtë moment janë në proces dhe sipas radhës që nga Tirana Durrës me të cilët fillon puna deri në hekurudha të tjera si ajo e Korçës, që do lidhet me Selanikun, përmend edhe hekurudhat që kanë lidhje me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, një ide e ardhshme do të jetë edhe ajo me Kosovën” u tha nga MIE gjatë bilancit të fundvitit.

Kompania italiane INC S.P.A u shpall fituese

Në muajin tetor Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim bëri me dije se kompania italianë INC S.P.A ishte fituesja e garës për projektin e rehabilitimit të lidhjes hekurudhore 34.2 km midis Tiranës (terminalit të Transportit Publik të Tiranës) dhe qytetit të Durrësit si dhe ndërtimin e rreth 5 kilometrave të linjës së re hekurudhore midis Tiranës dhe Aeroportit të Rinasit.

Gjithsej kostoja totale e projektit është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro grant mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe 36.9 milionë euro është i mbuluar nga kredia e BERZH, ndërsa pjesa e mbetur do financohet nga qeveria shqiptare.

Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën, dhe në kuadër të Nismës së Berlinit, projektet që kualifikohen mund të tërheqin grante dhe financime nga donatorët.

Fillimisht projekti parashikohej të mbaronte në terminalin e transportit publik në Tiranë (ku është sot terminali i autobusëve). Por, për shkak të humbjes së pasagjerëve me largimin e stacionit të trenit, është vendosur që të zgjaten edhe disa kilometra hekurudhë, në mënyrë që vetëm terminali i pasagjerëve të jetë afër ish-stacionit të vjetër të trenit, rreth 200 metra larg parkimit të sotshëm./ Monitor