John Alite është një prej gangsterëve më të njohur shqiptar në botë. Ai njihet si ish-pjesëtar i mafies italiane dhe i lidhur me familjen “Gambino”, të cilën e mposhti më vonë pasi bashkëpunoi me FBI-në
Alite ka qenë dje mes protestuesve dhe mbështetësve të Presidentit Donald Trump, të cilët tentuan të bllokonin procesin e numërimit të votave në Kongresin Amerikan, për kalimin e presidencës te Joe Biden.
Gangsteri shqiptar shfaqet me një bluzë të kuqe me shqiponjë, mes protestuesve dhe shkrep foto me ta.
Si pasojë e përplasjave të dhunshme që u regjistruan dje para dhe brenda Kongresit, 4 qytetarë amerikanë humbën jetën. 1 grua e re u qëllua brenda godinës me një plumb në gjoks dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa 3 persona të tjerë vdiqën për shkak të “urgjencave mjekësore”.