Ditën e djeshme, Partia Demokratike ka paditur në strukturën më të lartë në SPAK, Edi Ramën dhe 15 ministra, vjen reagimi i menjëhershëm nga mazhoranca.
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në një postim në Facebook, i drejtohet sekretarit të PD, Gazment Bardhi duke thënë: “Gazi i Partisë Demokratike na paska denoncuar në SPAK se bëjmë fushatë duke takuar njerëz anembanë Shqipërisë, nga Vermoshi në Konispol, nga Devolli në Divjakë”.
Më tej Spiropali shkruan: “O Bardh Ziu, nuk të kemi faj ne që i shtojmë simpatizantët tanë sepse nuk presim të vijnë ata tek ne por vemi ne tek ata, ndërsa ju me në krye Lul Gjumin, duke pritur që të vijnë njerëzit tek ju dhe jo të shkoni ju tek njerëzit, ngrini komitete e komisione spastrimesh autodestruktive për të larguar me çdo kusht dhe me çdo çmim nga radhët tuaja ata që gjumashave si ju s’ju binden, derisa të katandiseni me zero simpatizantë dhe elektorat inekzistent”.