Edi Rama, pas vizitës dy ditore në Turqi, ku iu bë një pritje madhështore, ditën e nesërme bëhet me dije se do të shkojë në Greqi.
Mediat greke bëjnë me dije se Rama pas mbërritjes në Athinë do të zhvillojë takim me ministrin e Jashtëm Nikos Dendias.
Në orën 11:30 ai do të takohet Dendias dhe më pas do të shkojë në Pallatin Maximos, ku do të takohet me Kryeministrin Grek, Kyriakos Mitsotakis.
Mësohet se çështja për të cilën do të bisedohet është është zgjerimi i ujërave territoriale Greke në detin Jon.
Kryeministri Rama është planifikuar të largohet në 15:30 nga Greqia.