Një numër i lartë udhëheqësish nga e gjithë bota reaguan duke dënuar turmën e dhunshme që sulmoi Kapitolin e SHBA në Uashington, DC.
Njëzëri ata e cilësuan dhunën të papranueshme duke kërkuar tranzicion të qetë të pushtetit.
Reagimet:
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg: Skena tronditëse në Washington, D.C. Rezultati i zgjedhjeve demokratike duhet të respektohet.
Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli: Skena thellësisht shqetësuese nga Kapitol i SHBA. Vota demokratike duhet të respektohet. Ne jemi të sigurt që SHBA do të sigurojë që rregullat e demokracisë të mbrohen.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez: Unë po ndjek me shqetësim lajmet që vijnë nga Kapitoli në Uashington. Jam i sigurt në forcën e demokracisë së Amerikës.Presidenca e re e Joe Biden do të kapërcejë fazën e tensionit, duke bashkuar popullin amerikan.
Kryeministrja Norvegjeze Erna Solberg: Skena të pabesueshme nga Washington D.C. Ky është një sulm krejtësisht i papranueshëm ndaj demokracisë. Një përgjegjësi e rëndë tani i mbetet Presidentit Trump për t’i dhënë fund kësaj.
Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson: Skena të turpshme në Kongresin Amerikan. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë për demokracinë në të gjithë botën dhe tani është thelbësore që të ketë një transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit.
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas: Trump dhe mbështetësit e tij duhet të pranojnë më në fund verdiktin e votuesve amerikanë dhe të ndalin përpjekjet për të shkelur demokracinë.
Ministri i jashtëm francez Le Drian: Dhuna që po ndërmerret kundër institucioneve amerikane përfaqëson një sulm të rëndë ndaj demokracisë.
Rusia, zëvendës ambasadori rus në OKB Dmitry Polyanskiy: Nga Uashingtoni vijnë imazhe shumë të ngjashme me ato të stilit të Maidanit.