Elton Deda ka reaguar i revoltuar pas vdekjes së mikut të tij Kujtim Prodani, i cili humbi jetën në betejën me Covid.
“Mossss! Pse o vellai jone? Cfare gezimi kishin bisedat me ty, miresia jote, zotnilleku jot, qytetari ideal…nuk e besoj dot. Nuk te them dot lamtumire…por do te te pres per nje birre kur te duash ti.
Mediat tona te famshme, qe shkaterruan gjithcka te bukur me lloj lloj shemtirash dhe regetona/tallava injorantesh, spektakle pa moral dhe pa asnje sherbim qofte edhe minimal per shoqerine, befas jane turrur ne gare kush te befasoje sa e kane dashur Kujten tone te mire. Askush su kujtua per te sa ishte gjalle.
Askush se promovoi muziken e tij. Keshtu qe na lini rehat dhe mbathjani ne zgeqet e imoralitetit tuaj se s’na mban me shpirti! As te vdekurit si lini tehat”, shkruan ai.