Gjatë konferencës së përbashkët me presidentin turk, kryeministri Edi Rama u ndal te marrëveshjet e arritura mes dy vendeve që prekin disa fusha.
Për shëndetësinë, presidenti turk kishte një premtim konkret, ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit për tre muaj.
“Është lajm i shkëlqyer për të rinjtë shqiptarë, që Universiteti i famshëm teknologjik i Stambollit do të jetë prezent së shpejti në Shqipëri.
Së shpejti edhe spitali rajonal i Fierit do të jetë realitet. Tani bastet në Shqipëri dhe Turqi janë të ndaluar me ligj, por basti i presidentit që spitali rajon i Fierit të gati për tre muaj është bast shumë i fortë.
Unë do ta kisha humbur me qejf” tha Rama.
Erdogan më pas tha se do ta bëjmë përpara zgjedhjeve të 25 prillit.
Rama (qesh): Jo s’kanë rëndësi zgjedhjet, deri tani janë të regjistruar 4.2 milionë veta në Republikën e Shqipërisë, heqim fëmijët që s’dinë numërim do kesh 3.5 milionë supervizorë personalisht që do të ndjekin përditë deri më 7 prill: E bëri Erdogani s’e bëri Erdogani? Ishalla po e mban.