osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rrjedhja “Vip” e LSI-së, a është një shizmë e re e partisë së Metës e Kryemadhit?!

Rrjedhja “Vip” e LSI-së, a është një shizmë e re e partisë së Metës e Kryemadhit?!

Nga Ylli Pata

Kalimi i Nasip Naços nga LSI-ja në PS, realisht pritej prej kohësh. Për arsye se ministri i Drejtësisë i qeverisë “Rama 1” nuk i kishte marrëdhëniet mirë me partinë e tij prej kohësh. Por gjithsesi shpallja e këtij vendimi përbën një zhvillim të rëndësishëm politik në vend.

Aktualisht kemi tri emra të rëndësishëm të LSI-së që kanë kaluar tek PS-ja demonstrativisht: i pari ishte ish-ministri Lefter Koka, i cili nuk pranoi të djegë mandatet, më pas ishte ish-kreu i njësisë numër 2 në Tiranë, Elez Gjoza, e sot u bë publike largimi i Nasip Naços.

Zëra brenda mazhorancës dhe në LSI bëjnë të ditur se ka ende emra që pritet të bëjnë coming out-in politik të largimit nga LSI-ja e Ilir Metës. Edhe pse nga forca që drejton Monika Kryemadhi, do të tentohen të ç’dramatizohen këto zhvillime, siç ndodhi me ikjen e Lefter Kokës, para një viti, ku kryetarja e LSI-së tha se e larguam vetë, ikja e këtyre figurave përbën realisht shizmën e dytë të madhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Shizma e parë ndodhi në vitin 2009, kur Meta pranoi të hyjë në qeveri me Sali Berishën dhe në kor nga LSI-ja u larguan Pëllumb Xhufi, Sabit Brokaj, Ndre Legisi, Sokol Axhemi, Fatos Klosi etj.

Të cilët nuk e gëlltitën një aleancë të partisë së majtë LSI-së me PD-në e Sali Berishës, ndaj dhe u larguan demonstrativisht çka çoi në ridimensionimin jo vetëm politik, por edhe territorial të partisë së Ilir Metës.

Një ridimensionim, që me këto ikje, ka një të panjohur të madhe brenda; pasi si Lefter Koka në Durrës, Nasip Naço në Skrapar, apo edhe Elez Gjoza në njësinë 2 kanë pasur ndikimin e tyre të rëndësishëm në arritjen elektorale të LSI-së.
Edhe pse Nasip Naço mori në vitin 2009 bastionin e Ilir Metës që ishte Skrapari, vendi i lindjes dhe ku ka qenë deputet që në nisje të karrierës së tij politike, gjithsesi ka edhe peshën e tij politike.

Nasip Naço, është një prokuror i njohur në Shqipëri, që e bëri të famshëm si njeriu që mbrojti akuzën për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998 në gjykatë. Një prokuror që ka pasur edhe çështje kundër krimit të organizuar në historikun e tij juridik, por që në vitin 2013 ishte ministri i Drejtësisë i qeverisë “Rama 1”. Nën drejtimin e Nasip Naços nisi dhe reforma e famshme në drejtësi, e cila nuk është pëlqyer nga LSI dhe Ilir Meta.

Ndaj dhe ky i fundit, bëri rokadën ndërmjet Naços dhe Ylli Manjanit në krye të drejtësisë në vitin 2016. Që atëherë ka nisur çarja e Nasip Naços me Ilir Metën. Megjithatë në zgjedhjet e vitit 2017, Naço ishte aktiv për LSI në qarkun Berat, ku LSI mori 2 deputetë, në një qark kur kishte edhe kryetarin e bashkisë që nga 2015-ta. Sot gjërat në këtë qark kanë ndryshuar për LSI, pasi nuk ka as Beratin e as Skraparin, por edhe Nasip Naço. I ka mbetur vetëm Lefter Maliqi, i cili nuk është i sigurt nëse do të kandidojë për PD apo LSI-në për të lëvizur votat që ai i ka kontrolluar në rajonin e Lapardhasë.

LSI-së i kanë ikur disa “kolonelë” të rëndësishëm si Spartak Braho, Lefter Koka, Nasip Naço, Elez Gjoza dhe këto po mundohet t’i sfidojë me “kadetët e Jalës” apo me studentët e Parlamentit nga LSI.

Si logjikë këto janë rrjedhje nga “lart” që duhet të vërtetohen nëse marrin rrjedhë nga “poshtë”; por realisht lidershipi i LSI-së, përkatësisht zonja Kryemadhi duhet të japë qëndrimin e saj dhe të analizojë ç’përfaqësojnë për partinë e saj këto rrjedhje. Thjesht injorimi vetëm e hap debatin si vaji në lakra…