U desh nje akuze e kryeministrit Edi Rama ne Vlore se Presidenti i Republikes ka bllokuar nje investim te rendeshem, qe Ilir Meta te dilte zbuluar me ze dhe figure dhe te merrte persiper zyrtarisht kete bllokim, duke u fshehur pas Kushtetutes se Shqiperise!
Presidenca ka reaguar nëpërmjent një shkrese zyrtare për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore për lidhjen e marrëveshjes së Huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për Projektin e “Rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare” (Vlorë-Orikum).
Zëdhënësi i presidentit, pranon se Meta është autori i bllokimit të investimeve dhe huasë, duke rendituar disa nga ato që ai i quan argumenta.
Kështu Kreu i Shtetit tregon qartë se këtë gjë po e bën për interesat e tij personale dhe kundër interesave të qytetareve të Vlorës.
Gjithë argumentat e tjera janë thjesht justifikimet e turpshme të Ilir Metës që këtë herë sërish është kapur i gjallë dhe në flagrancë duke u investuar kundër interesave të qytetarëve shqiptarë.
Per hir te se vertetes Ilir Meta e ka mbyllur bashkeqeverisjen e tij si kryetar i LSI me PS dhe Edi Ramen me 25 qershor te vitit 2017, kur socialistet fituan te vetem perballe opozites plot 74 mandate.
Nderkohe qe perpjekja e Metes per te bllokuar investimet e qeverise se Rames qe nuk jane per kabinetin qeveritar as per PS por per qytetaret e Vlores dhe me gjere, eshte jo vetem dashakeqe por dhe pertej autoritetit te tij si Presidenti i nje republike parlamentare qe nuk ka marre kokerr vote per te qeverisur kete vend! (TemA)