Ore shqiptarë të mirë, a e dini që askujt, por askujt nuk i “plas” për ju? More askujt!
Ta mbani mirë vath në vesh. Natyrisht ju të gjithë e dini, pasi kjo reflektohet fatkeqësisht në shifrat që tregojnë emigrimin e rinisë dhe jo vetëm. Qindra e mijëra shqiptarë o largohen nga ky vend vetëm sepse e ndjejnë veten të pamundur për të jetuar në një sistem që i rrjep 24 orë në ditë.
Nuk ju rrjepin vetëm ata që janë në pushtet, por të gjithë. PD dhe PS janë aleanca më e mirë e mundshme për të na vjedhur të gjithëve. Rasti më i fundit është ai i bashkëpunimit të kryetares së Bashkisë Shkodër Voltana Ademi me nipin e ish-deputetit socialist Sadri Abazi.
Në një tender që mban numrin e referencës REF-77151-10-29-2020, Voltana Ademi i ka dhuruar kompanisë së Arbër Abazit plot 180 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nipi i Sadri Abazit ka marrë pjesë bashkë me 4 firma të tjera në tender, por “de facto” nuk ka patur garë fare, pasi 3 prej firmave kanë ofruar më pak sesa Abazi dhe prapë janë skualifikuar.
Madje edhe vlera fituese është thuajse identike me fondin limit, përkatësisht 94.6% e tij. Kaq mjafton për të konkluduar se PD dhe PS janë “brekë e bythë” bashkë porsa i përket “futjes” ndaj popullit.