Reshjet e borës me intensitet të lartë kanë zbardhur fshatrat turistikë të Voskopojës, Dardhës si dhe Qafen e Qarrit. Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale, në segmentin e Dardhës nga km 8 deri te km i 16-të, trashësia e borës ka shkuar deri në 20cm.
Duke iu referuar këtyre burimeve, se të gjitha rrugët janë të hapura duke mos patur asnjë problem me qarkullimin e mjeteve.
Mësohet se për pastrimin e rrugëve është punuar me dy borëpastruese në Dardhe, një në Voskopojë dhe një në Qafën e Qarrit. Reshjet e borës në Dardhë vijojnë të jenë prezente por me intensitet të ulët.