Një lajm i hidhur ka ardhur mëngjesin e sotëm për artin shqiptar. Është ndarë nga jeta aktori i njohur i Teatrit Kombëtar, Xhemil Tagani.
Ai u lind në Tiranë, më 6 shkurt 1945. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës.
Lajm i hidhur/ Një tjetër humbje e madhe, ndahet nga jeta aktori i
Me 1968 filloi punë si aktor ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) derisa doli në pension. Luajti mjaft role të dyta dhe episodike. U shqua për krijimin e karaktereve.
Ka interpretuar mbi 70 role në teatër, kryesisht nga dramaturgjia kombëtare.
Pas vitit 1992, ku si më të arrirët përmenden : Agroni te “Shokët”, Alqi te “Studentja e vitit të fundit”, Tushka te “Një nuse për Stasin”, Uçi te “I pazvëndësueshmi”, Selimi te “Bashkë me Agimin”, Ina te “Arturo Ui”, Peç Mbloçi te “Lumi i vdekur”, Reizi te “Duke u gëdhirë viti 1945”, Samiu te “Kështu të dua”, Thomai te “Nën dritat e skenës”, te “Kryqi i bardhë”, etj.
Ai u shkëput nga Teatri, duke e mbyllur karrierën e tij mbi tre dekada në skenën e Teatrit Popullor.