Nga Flogert Muça
Deri më sot ishim mësuar që Edi Rama quante kazan çdo portal që sulmonte atë ose politikat e tij. Mbrëmë Kryeministri futi në të njëjtin kazan mediatik edhe ato portale që ditët e fundit kishin botuar disa informacione mbi deputetin gjerman anti-shqiptar Krichbaum.
E vërteta është se asnjë prej artikujve dhe argumentave kundër deputetit gjerman nuk është shpikur. Çdo shkrim ka citime të medias së huaj, gjermane më së shumti. Qofshin akuzat për qëndrimet e gjermanit anti-shqiptar pro Kremilinit, qofshin qëndrimet e tij pro Serbisë, janë të faktuara përmes fjalive të thëna nga goja e zotit Krichbaum, jo të shpikura nga portalet që Edi Rama i quan aq lehtësisht kazan.
Redaksia e Lexo.al e kupton qoftë nevojën e liderit të opozitës për të sulmuar hapur çdo media që thotë të vërtetat e thjeshta për aleatët e tij anti-shqiptar në gjermani, qoftë nevojën e Kryeministrit për të mbrojtur, në prag të vizitës së tij në Berlin, deputetin famëkeq që për llogari të rusëve, serbëve dhe Lulzim Bashës përpiqet të pengojë integrimin e Shqipërisë në BE.
Por në fund të fundit, të vertetat janë të vërteta. Dhe Shqipëria është mbi Edi Ramën apo Lulzim Bashën, e më keq akoma, Krichbaum./Lexo.al