Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Milot-Lezhë.
Sipas të dhënave paraprake, një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga pranë kryqëzimit Ishull-Lezhë, rreth orës 03:00. Si pasojë, ka humbur jetën shoferi i makinës, 24-vjeçari Denis Degjonaj.
Pasagjeri Ndue Pjetraj ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Njoftimi i policisë
Lezhë/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit,në aksin rrugor Lezhë -Milot ,në Ishull Lezhë,drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi D.D.,24 vjeç ,banues në Lezhë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi D.D. dhe ka marrë dëmtime pasagjeri shtetasi N.P.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.