osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Beteja politike e dështuar me vaksinën

Beteja politike e dështuar me vaksinën

Nga Mero Baze

Shqipëria ka mundur të sigurojë një sasi prej 500 mijë vaksinash të kompanisë “Pfizer” me të cilat pritet të fillojë vaksinimi ndoshta në javën e tretë të janarit në qendrën e parë që do të hapet në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

Arritja e kontratës është një histori lobimi e qeverisë shqiptare, pasi vendet e Ballkanit u ndjenë të penalizuara nga politikat e Bashkimit Europian për sigurimin e kuotave të vaksinave vetëm për vendet e tyre.

Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mal i Zi janë ende në rrugë për të siguruar kontrata të ngjashme.

Lajmi për vaksinën vjen në një kohë kur kurba e valës së dytë të pandemisë duket se po bie dhe Shqipëria por dhe vendet e rajonit janë me shifra më të mira se çfarë prisnin kur nisi vala e dytë në fillim të nëntorit.

Shqipëria ka disa ditë që shifrat e vdekjes i ka një shifrorë, dhe numri i të infektuarve është përgjysmuar.

Dhe nuk e di pse në pikun e dy zhvillimeve pozitive, pra sigurimin e sasisë së vaksinave që zgjidh emergjencën dhe rënien e kurbës, opozita i ka hyrë ‘detit me këmbë’, e të bëjë ‘kalë beteje’ në luftën e saj politike, vaksinën.

Vaksina dhe mund të mos sigurohej në janar. Sipas parashikimeve të para të gjithë shpresonin se do ta siguronim në mars. Fakti që u sigurua në janar, është një lajm i mirë për sistemin shëndetësor, administratën dhe moshat e thyera që e kanë nevojë urgjente, dhe është kthyer në një lajm të zi për opozitën.

Është pak a shumë si historia që u ndodhi me tërmetin vitin e shkuar. Fiks kur Edi Rama përmes një lobimi personal arriti të sigurojë një konferencë donatorësh dhe të marrë 1.15 miliard euro për tërmetin, atëherë të gjithë filluan betejën politike kundër tërmetit, që në fakt është e vetmja betejë e fituar thellë dhe që ka mbajtur në këmbë ekonominë shqiptare gjatë pandemisë.

Industria e ndërtimit ku rindërtimi zë vend kryesor, është arsyeja pse ekonomia shqiptare nuk u rrëzua gjatë pandemisë, por qëndroi në këmbë.

Ndaj dhe çdo luftë politike me tërmetin shkon në favor të qeverisë.

E njëjta gjë po ndodh me vaksinën. Vaksina dhe mund të vonohej për Shqipërinë. Në këtë panik botëror qe ka prodhuar pandemia, bota është rindarë dhe solidariteti nuk është më një shfaqje në modë.

Ne mund ta kishim marr vaksinën në mars apo në prill, por nuk mendoj se kjo do ishte një fitore e madhe e opozitës.

Por ajo që nuk kuptoj është pse duhet t’i hyjnë një beteje të humbur kur vaksina është siguruar për të filluar vaksinimi në fund të janarit.

Po t’i shtosh kësaj dhe uljen e ndjeshme të shifrave alarmante me të cilat u përballëm në nëntor, lufta me pandeminë është gjëja më kundër produktive e opozitës.

Në prill kur të shkohet në zgjedhje kam frikë se më problem do jenë këta tipat e opozitës që besojnë se Edi Ramës ja ka dhënë vaksinën Sorosi për t’u futur atyre çip në tru që të mos votojnë Berishën, se sa që do mbetet dikush pa vaksinuar.

I vetmi argument mund të jetë që infermierët e Ramës e kishin dorën e rëndë dhe shumë opozitarë kanë ndjerë dhimbje. Por po vazhduan kështu, dhimbjen më të madhe kanë për ta ndjerë më 26 Prill, kur të kuptojnë se vaksina i ka lënë pa vota.