Sërish drogë drejt Greqisë.
Një çift shqiptarësh u arrestuan me drogë në Kostur, pasi kaluan kufirin me Greqinë, raportojnë sot mediat greke.
Mësohet se policisë greke iu desh të bënte një kontroll të imtësishëm të makinës tip “Mercedes-Benz” ML, ngjyrë e bardhë, fuoristradë.
Lënda narkotike u gjet në impiantin e gazit të mjetit. Brenda në bombol ishin fshehur 35 pako me 31 kg e 944 gram marijuanë.
Emrat e të arrestuarve nuk u bënë me dije, por mediat greke shkruajnë se atyre iu sekuestruan edhe 2900 euro dhe 20 mijë lekë të reja shqiptare.