Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Gjykata Kushtetuese rrezikon që të jetë vegël e maxhorancës.
Lubonja thekson se në Shqipëri dominon marrëveshja me ndërkombëtarët, madje kjo edhe mbi ligjin.
“Në Shqipëri dominon marrëveshja me ndërkombëtarët mbi ligjin. Bandat meqenëse nuk respektojnë ligjin, por konflikti mes tyre zgjidhet me marrëveshje.
Reforma në drejtësi nuk është bërë me vullnet të mirë, por ndërkombëtarët duan që thonë se është me sukses.
Nuk është sukses i madh se kemi Gjykate Kushtetuese. Nuk besoj se kemi Gjykatë Kushtetuese që është ndryshe nga sa ka qenë më herët.
Kjo Gjykatë Kushtetuese jo më e mirë se ata më parë. Nëse flasim për një bandë, është presidenti bandë ekulibruese.
Nëse arrijmë në putinizëm, GJK mund të jetë vegël e maxhorancës”, u shpreh Lubonja.