Granit Xhaka u shpreh mjaft i lumtur që shënoi gol në ndeshjen ndaj Çelsit dhe të shuante të gjithë zërat e kritikëve, që e cilësuan atë si një lojtar mediokër.
Lojtari me origjinë shqiptare luajti ndeshjen e parë që pas marjes së kartonin të kuq ndaj Burnleit në datën 13 dhjetor.
Në një intervistë për mediat angleze Xhaka u ndal pikërisht tek ky karton të kuq, që shkaktoi shumë polemika.
“Shumë fjalë dëgjova pas kartonit të kuq. Shumë njerëz filluan të flisnin përsëri… përsëri dhe përsëri.
Gjithmonë tregoj karakterin tim. Isha shumë i mërzitur me kartonin e kuq dhe e di që veprova gabim.
Megjithatë jam i lumtur me golin e djeshëm dhe jam rikthyer për të ndihmuar skuadrën”, u shpreh Xhaka.