osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Pastruesit e banjove” të Berlusconit: kush janë në Shqipëri?

“Pastruesit e banjove” të Berlusconit: kush janë në Shqipëri?

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi shkaktoi një polemikë së fundi në publikun e vendit të tij, pasi thumboi krerët e Lëvizjes 5 Yje, e cila nuk do që të bëjë qeveri me të.

Duke folur pas një takimi të dështuar në Presidencë për formimin e qeverisë së re, Berlusconi tha se “ata të 5 Yjeve janë njerëz që vetëm flasin, nuk kanë punuar njëherë në jetën e tyre, nuk kanë bërë asgjë që të jenë njohur në jetë, qoftë për familjen e tyre apo për vendin.

As kanë punuar e as janë të aftë të punojnë. Kandidati i tyre për kryeministër flet mirë, madje edhe është simpatik, por s’ka arritur të mbarojë shkollën e lartë dhe nuk i ka thënë ndonjëherë njeri ‘puna e mbarë në jetë’.

Këta njerëz në ndërmarrjen time do t’i vija të pastronin banjot, se punë tjetër aha, s’janë të zot të bëjnë” .

Fjalimi i Cavaliare-it normalisht që ngjalli reaksion të madh dhe shumë deputetë të 5 Yjeve nxituan të dalin në Facebook me foto në banjot e qendrave tregtare, gjasme duke i pastruar, e duke theksuar se të lash banjot nuk është ndonjë gjë e keqe, madje më e mirë sesa të bësh tratativa me mafia-n.

Por nga disa analistë në Itali, u tha se ky qëndrim i 5 Yjeve është demagogjik dhe populist, pasi nuk janë marrë me thelbin.

Të lash banjot sigurisht që nuk është punë e preferuar dhe aq më pak e paguar. Atë e bëjnë njerëz që nuk kanë kualifikim. Por sipas tyre, ajo që Berlusconi donte të thoshte është se sëra e “moralistëve në politikë” përbëhen nga njerëz që realisht nuk përfaqësojnë modele të suksesshme apo të dobishme për shoqërinë.

Por a ka ngjashmëri kjo qasje berluscioniane me terrenin ku lëron mendimi publik shqiptar, ai me theks politik?

Të ndihur dhe nga portalet, te ne është krijuar një grupim analistësh, tejet kritikë ndaj Ramës, e ku disa prej tyre kanë qenë dhe ish-miq për kokë të tij. Ca drejtojnë portale të persponalizara, ca bëjnë moderatorin në debate televizive, e të tjerë janë gjithnjë “të ftuar” për të bërë kritikun dhe akuzuesin. Ndër ta, ishte Ben Blushi ai që tentoi ta sfidonte Ramën me parti, por që nuk ia doli. Dhe pas kësaj eksperience, ky grupim që përflitej se mund ta sfidonte politikisht ish-njeriun e tyre që hipi në majë të pushtetit, ka mbetur po aty, te forca e fjalës.

20 e kusur vite më parë ata ishin bashkë në llogoren e fjalës, asaj që shpotiste pushtetin, por vetëm Rama guxoi të kalonte te veprimi, pra marrja e përgjegjësive, duke tentuar të bëjë dhe shtetarin.

Ishte ky madje shkaku që Lubonja e bëri hasëm vëllanë e tij kulturor të idealeve për një Shqipëri ndryshe. Lubonja vetë kurrë nuk ka marrë përgjegjësi administrative, kurrë nuk i është besuar diçka për drejtim e menaxhim dhe, së bashku me ca zëra të tjerë, janë bërë mishërim i asaj thënies brilante të Fabio Capelo-s: “Nuk do drejtoj më asnjë ekip; do bëj komentatorin, pasi kështu jam gjithnjë fitues!”

I vetmi që ka patur përgjegjësi administrative nga ky grupim, është Artur Zheji, i cili për momentin drejton një portal e një debat televiziv të tipit kafehane shqiptare, pa asnjë lidhje me intelektualizmin e tij të pretenduar. I është besuar ATSH-ja dhe TVSH-ja. Në këto dy eksperienca mediatike e administrative bashkë, nuk qullosi asgjë për t’u shënuar. Portali dhe emisioni që drejton, janë provë për këtë.

Të tjerët mund të dëgjohen për çfarë thonë, edhe vetë Zheji nganjëherë, nëse bën poetin për çështje sociale e jo analistin politik, por vështirë se ta mbushin mendjen që t’iu besosh çelësat e shtetit. Dhe një kastë e tillë ka prekur pushtetin në Itali. Ndaj Berlusconi është në hall… /tesheshi.com/