Presidenti Ilir Meta këshilloi qytetarët që të mos besojnë askund 100%, madje as tek institucionet e drejtësisë.
Në intervistën që dha për “Quo Vadis”, Meta tha se është e vështirë në këto kohë të besosh tek institucionet.
“Qytetarët shqiptarë nuk duhet të besojnë askënd, përfshirë dhe Presidentin e Republikës, por, duhet të ndjekin, të monitorojnë, çdo akt, çdo sjellje, çdo vendim.
Kjo vlen edhe për Gjykatën Kushtetueses, kjo vlen edhe për institucionet e tjera të drejtësisë.
Ajo që unë mund t’ju them me bindje të plotë është, që nuk besoj se institucionet e drejtësisë, do mund të funksionojnë në një mënyrë të besueshme dhe të jenë plotësisht efektive, dhe të pavarura jashtë kësaj trysnie të jashtëzakonshme politike dhe partiake.
Sidomos, kur ushtrohet në kohën që kemi një Kuvend njëpartiak, dhe kur në tërësi të gjithë institucionet e shtetit janë të kontrolluara nga një parti e vetme.
Është e vështirë të presim në një trysni të tillë një funksionim efektiv, të besueshëm, dhe të pavarur edhe tek institucionet e drejtësisë”, deklaron Meta!
Nderkohe qe kreu i SPAK Arben Kraja, dite me pare ne nje interviste per median ka deklaruar se do te goditen fort “peshqit e medhenj” ne vitin 2021. Eshte trembur Ilir Meta?!