Nga Akil Ylli
Ne javen e fundit të Adventit te Krishtlindjes, kur mendohej qe ne pritje te Eventit te Bekuar, politikanet e opiumonistet i kishin varur ne gozhde, mutrolozat e broçkullave, pa prit e pa kujtu, shprazen nja tri batare, prej atyre, qe ja vlejne te regjistrohen, ne Librin e Xhevahireve.
Xhevahirin e pare, na e dhuruan z. Gurakuqi dhe krijesa mjerane politike, qe mban firmen e krijusit viçidolias. Perplasja ndermjet tyre, i kaloj caqet e pranushme te polemizimit, duke e kanalizuar ate, drejt fyerjeve te ndersjellta, te denja per pijanece grindavec. Protogonist i kesaj ndotje mediatike, nuk ishin epitetet shabllon te Gurakuqit, qe i leshojne rendom njerezit, qe ideologjia nuk i lejon te shohin, pertej koraces se saj, por formimi mjeran, dhe ligjerimit mizerabel i Nishanit. Nje tmerr kulturor!
Sa here Nishan mavria, vendos te shkruaj, smogu i mizerjes intelektuale, te pllakos mendjen per dite me radhe, dhe te nakatoset keqas, kur kujtohesh qe kyt soj robit, e kane emeruar ne postet me te larta, te Shtetit Shqiptare. O çfare skifot!
Por dhe z. Gurakuqi, me gjurmet qe la pas polemizimit, edhe pse barriera e qytetaris, i siguron distance sigurie, per te mos u nakatosur me batakun nishanian, nuk ja arriti dot, te ngrihet ne pozitat e intelektualit, ashtu siç pretendon. Mbetetet gjithmone rob, i kufizimeve te tij ideologjike.
Mbajtja e titujve shkencor sot, nuk eshte garanci personaliteti dhe as çertifikate sigurie intelektuale. Dhe shembuj te tille ka plot. Ke Argiten, qe ju meson juristprudencen, juristeve te ardhshem;kemi Gjekmarkajn, qe jep leksione Retoriket, apo Markin, Prof. Dok. i gazetaris. Kesaj i thone, katastrofe arsimore!
Vertet Gurakuqi, i pshurri Seleksionusit e Medhenj dhe te Urtit e Ndritur te Shqupit, shpikjen e madhe te Lulashit, por e qelbi muhabetin, kur u perpoq ta nxirrte te shperlare ate, nga ajo shurrnaje. Me kete veprim, te kujtonte historin e atij, kur mbasi u ngop se ngreni me qershija, i shurrosi te gjitha te tjerat, qe i kishin mbetur ne shporte. Mirpo shakaja s’zgjati shume, sepse pas pak, filloj ti haje perseri, duke u justifikuar, qe ato nuk kishte lagur. Me çfare shihet, prof. Gurakuqit, i rrine mire per shtat ajo ideja e famshme, qe “uji prej burimit del i paster, por e bejne pis te tjeret, pergjate rrjedhjes”. Bravo prof! Mbaje fort Lulashin, deri pak para 12 t’nats te 25 prillit, se si dihet!
Xhevahiri dyte.
E kam quajtur kete raste, si xhevarin e dyte te javes, por e di se kam bere nje gabim trashanik. Me siguri, do t’me kishit shtru n’dajak, ku m’dhem e ku m’djeg. Por une po i dal punes para, dhe zereni se s’kam thene “xhevahir”, por blasfemi. Fjala eshte, per vlersimin si kryeministri me i mire i Shqiperise, i Sali Hatas, nga drejtuesi i emisionit “Opiumion”, Fejzoja, me rrem pashallaresh nga memetimi.
Si çertifikat pastertie, i tundte para syve Batonit, mbreterin 4 vjefare, nga 2005, deri ne 2009, a thua se Qoftlargu, ka qene ne krye te pushtetit, vetem ato 4 vjet. Po s’kishte faj jeziti, çi duhej atij, te permendte, qeverisjen qe nga 92-shi, deri ne 97-n, apo nga 2009, deri me 2013-n! Pse, budalla eshte Fevzoja, te permende shkatrrimin dhe vjedhjen e pasurise se shqiptareve? Jo mor vlla, ai s’eshte aq hajvan, sa te permende, falimentimin e Shtetit, falimentimin financiar te shqiptareve dhe mijra viktimat qe la pas! S’eshte aq i lajthitur ay, sa te na thote, qe si e vuri Shtetin Qoftlargu, nga 2009 deri me 2013-n, ne sherbim te pasurimit familjar, dhe pastaj prap per te vrare, per tu mbrojur nga vrasja masive qe beri, per shkak te pasurimit. Jo a te keqen, nuk eshte debil ai, te nxjerre kryeministrin me te mire shqiptare, si vrases serial!
Po ta degjonte kete soj klasifikimit, i ndjeri Fantoci, do t’ja kishte fut nje thirrje dizumane: E una cagaaaata, pazzeeeescaaaa!
E Batoni? Qyqari, si bokier i telendisur, kishte zene qoshen e ringut, e s’dinte si te mbrohej, apo s’donte, veç belbezonte si i zene ne faj: Rama eshte me estetik. I shkreti Baton, çfare qesharakut!
Xhevahiri trete.
Ky soj xhevahirit, i atribohet kryetares se partise, te sapo lindur nga njera brinje e Shqupit, zonjes Jozefin. Ne nje emision, ajo u shpreh, se sot e kishte kuptuar, qe opozita ishte e korruptuar. Ku, ku moj nane!
N’fe sams! Ka qene me vite te tera, numri dy i Shqupit e numri dy i Shtetit, dhe tashti e ka kuptuar, qe ne Shqup paska korrupsion. Andej ka Shkodra, ajo e din mire si thojne ne kete rast: A je gja e marr, a shtihesh?
Po pse moj zonja Jozefin, po pse moj tamarsha, ja kput ksi soj dokrrash, qe s’ka thi qe i han? Leni t’thojne kso braçkullash Maliqi, Paloka, Shehu, Lulashi, apo Peçi e Krymadhja! C’pune keni ju, qe rreshtoheni me ate takem? Aq me teper, kur pretendoni te sillni nje fryme te re, ne politiken shqiptare.
A e dini zonje, se çfare perpjekjesh sizifjane, duhet te beni ju, per te bindur shqiptaret, qe ju s’keni me asgje te perbashket, me te kaluaren tuaj?Yyhaaa! Prandaj, leri me nje ane keto soj dokrrash, se mandej njerezit edhe neqoftese i besojne predikimit tuaj, do t’ju lind dyshimi, se truni juaj, i thith gjanat me vonese.
Dhe kane te gjithe te drejten e Perendise, te mos t’ju a japin besimin, sepse s’ja kane ngene te presin, qe hallet qe kane sot, t’ja u zgjidhni ju, kur ti kuptosh ato, mbas njezet vjetesh. Zhdrivilloju Joz!