Kryetarja e Bashkisë Ura Vajgurore sot Dimal u prononcua pas njoftimit se ishte nën hetim nga SPAK pa sdenoncimit të një qytetari.
“Akuzat nuk janë të vërteta, shpifje. Ka Zot që i gjykon, unë jam në rregull! Jam një njohëse e mirë e ligjit,”, ka thënë Mema.
Prokuroria e Beratit i ka kaluar dosjen SPAK-ut pasi Mema akuzohet nga një qytetarë për shpërdorim detyre, shkatërrim të pronës private, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.
60-vjeçari Petrit Baho e ka kallëzuar sepse banesa e tij u shemb nga fadromat më 23 nëntor 2020 dhe Bashkia i dha leje një subjekti tjetër për tu ndërtuar aty, pavarësisht se qytetari kishte të gjitha dokumentet e pronësisë.