Një tërmet i fortë ka tronditur Turqinë këtë mëngjes në zonën e Diarbekirit, Malatias dhe Elazigut në Turqinë lindore
Qendra Evropiane e Tërmeteve raporton se lëkundja ka qenë me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter dhe ka shkaktuar panik te qytetarët.
Tërmeti ka qenë me një thellësi vetëm 2 kilometra dhe epiqendër në Elazig, ndërkohë që nuk raportohet për viktima.
Termet ishte 6.4 ballë në epiqendër.