osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ngritja e Kushtetueses! Gjyqtarja 3 vite pa mandat, mister vakanca e tretë e presidentit: A do të sjellë ajo largimin e Vitore Tushës?!

Ngritja e Kushtetueses! Gjyqtarja 3 vite pa mandat, mister vakanca e tretë e presidentit: A do të sjellë ajo largimin e Vitore Tushës?!

Gjykata Kushtetuese u bë funksionale, por beteja për kapjen e saj duket se vijon. Presidenti të enjten nuk dukej fare entuziast për emrat që i dërgoi KED, ndërkohë që ka mbetur në lojë dhe një tjetër vakancë e Presidentit.

Bëhet fjalë për vakancën e shpallur një vit më parë pas shkarkimit të Besnik Muçit nga vetingu. Edhe pse kjo vakancë u mbyll para dy vakancave të ezauruara tashmë, KED nuk mori asnjë vendim për të. Në këtë vakancë u kualifikuan dy emra: Sonila Bejtja dhe Altin Binaj. Ky i fundit u zgjidh si gjyqtar nga Kuvendi dhe tashmë te kjo vakancë ka mbetur vetëm një emër.

Në datën 23 dhjetor KED u mblodh për të diskutuar mbi këtë vakancë, pasi Gjykata Administrative ktheu në garë kandidaten Zhaklina Peto. KED tha se kjo është tërhequr nga gara dhe për këtë arsye procesi u cilësua i përfunduar, por nuk pati asnjë vendim apo njoftim se çfarë do të ndodhë me këtë vakancë, do i dërgohet Presidentit vetëm emri i zonjës Bejtja, apo do të rihapet gara?

Largimi i Tushës

Kushtetuesja sot ka 6 anëtarë, ku mes tyre është dhe Vitore Tusha, e cila është pa mandat. Nëse do të ndjekim standardet e ndjekura me Ardian Dvoranin, Vitore Tusha sot nuk duhet të jetë anëtare e Kushtetueses.

Dvorani u largua nga Gjykata e Lartë me argumentin se në atë gjykatë ishin emëruar 3 anëtarë dhe tashmë ai nuk kishte pse të rrinte më në detyrë. Edhe te Kushtetuesja jemi deri diku te e njëjta situatë. Momentalisht Tusha mundëson numrin prej 6 anëtarësh që gjykata të marrë vendim, por pyetja shtrohet, pas plotësimit të vakancës së tretë nga Presidenti, a duhet të largohet?

Vakanca e Tushës duhet të plotësohet nga Gjykata e Lartë, por nëse flasim për standarde atëherë nuk ka pse të kemi në detyrë një gjyqtare që ka 3 vite që i ka mbaruar mandati. Tusha është emëruar në Kushtetuese që prej vitit 2008 dhe vijon të jetë aty prej 12 vitesh.

Qëndrimet juridike

Presidenti lëvizi të gjithë gurët për të larguar Dvoranin nga Gjykata e Lartë dhe nga KED. Ndërkohë për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani edhe Vitore Tusha duhet të largohet. “Që të jemi të drejtë në arsyetim dhe në veprim, njësoj si zoti Dvorani duhet trajtuar edhe zonja Vitore Tusha. Zonjës Tusha i ka mbaruar mandati i gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese që në mars 2017.

Jemi në qershor 2020. Pra 3 vite e 3 muaj zonja Tusha qëndron në detyrë. Vetëm 3 vite më pak se Dvorani. Por logjika është njësoj. Të dy janë mbajtës të një mandati të mbaruar kohë më parë. Dvorani më në fund ikën, Tusha jo. Përse?! Formalistët përpiqen të justifikojnë me paragrafë ligjesh që s’kanë asnjë kuptim, sepse në vetvete ato ligje janë të lodhura nga keq dhe moszbatimi i tyre.

(Ja një provë që tregon se ato ligjet e reformës u shkruan me mend në bythë jo në kokë). Në fakt ka një rregull të gjithëpranuar botërisht, që lejon vazhdimin e mandatit deri në emërimin e gjyqtarit të ri. Ishte edhe për pozicionin e Dvoranit ky rregull. Ashtu i sforcuar, por ishte”, ka thënë Manjani gjatë debatit për Dvoranin. Kjo tregon se kemi qëndrim me dy standarde të presidentit. Pse Meta nuk kërkon që t’i hiqet mandati Tushës?