osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Erion Veliaj: Do t’i fitojmë zgjedhjet 5 me 0, kreditë e buta nuk kanë lidhje me fushatën, do vazhdojmë të japim bonus qiraje

Erion Veliaj: Do t’i fitojmë zgjedhjet 5 me 0, kreditë e buta nuk kanë lidhje me fushatën, do vazhdojmë të japim bonus qiraje

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është shprehur i bindur për fitore në 25 prill.

Gjatë një interviste televizive ai tha se, puna që ata kanë bërë ndër vite si parti do t’i bëjë sërish fitues në të gjitha bashkitë e qarkut Tiranë dhe jo vetëm.

Sipas tij marrjen e një fitoreje tjetër po e tregojnë edhe sondazhet. “Ne kemi një skuadër fantastike të Tiranës. Deputetët nuk po merren me fjalime, por ndodhen në çdo njësi të Tiranës. E kemi kthyer të gjithë këtë fundvit në një skuadër sociale, që është shatërvan mirësie.

Ambicia jonë është që për herë të parë në Tiranë të mos i ndajmë bashkitë në bastione. Ne të fitojmë në mënyrë të njëtrajtshme të fitojmë edhe në Kavajë, edhe në Vorë, edhe në Kamëz, edhe në Rrogozhinë. Një fitore e njëtrajtshme në të 5 këto bashki tregojmë se jemi ndarë nga kultura e bastioneve.

Ambicia ime është fitore 5-0 në të gjitha bashkitë e Qarkut Tiranë dhe deri më tani sondazhet e tregojnë”, deklaroi ai. Më tej ai dha edhe një përgjigje për të gjitha ata që akuzojnë se qeveria po përdor ndihmën ndaj shtresave në nevojë si një objekt për fushatë elektorale. Duke marrë si shembull rastin e kredive të buta, Veliaj tha se ajo është një mbështetje që jepet çdo vit për çiftet e reja në vend dhe nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet politike.

Sakaq ai garantoi se Bashkia Tiranë do vazhdojë të mbështesë të gjitha familjet dhe çiftet e reja në procesin e strehimit. “Tirana shtohet me 20-27 mijë banorë në vit dhe do të vazhdojë të rritet. Prandaj, do ta vazhdojmë projektin e kredive të buta, të strehimit social, si një mënyrë për t’i dhënë një dorë një çifti të ri që vjen në Tiranë.

Kjo është arsyeja pse duhet shteti dhe kjo është arsyeja pse bashkia ka vendosur që të jetë pilot në të gjithë rajonin për ndihmën për familjet e reja. Nuk i është parë tesera askujt. Nuk duam të shtyjmë asgjë prej projekteve që kemi nisur.

Duam të mbyllim të gjitha projektet infrastrukturore. E vetmja gjë që na ka vonuar, ne kemi pasur një komision për kreditë e buta disa persona janë infektuar dhe kjo na ka vonuar. 50 % e stafit tonë e ka kaluar. Ne kemi punuar në kushte të vështira. Kemi bërë të mundur zëvendësimin e stafit. Kreditë e buta nuk ka lidhje me fushatën”, u shpreh ai. Sa i përket rindërtimit pas tërmetit ai tha se edhe 150 shtëpi përfundojnë mesnatën e 31 dhjetorit. Sipas tij fokusi nuk do jetë në ndërtimin e banesave individuale.